Nga Gjermania e Franca, turistët impresionohen në Voskopojë: Ka qenë qytet në shek. XVII me 40 mijë banorë!

Voskopoja, fshati ku ndërthuren magjishëm bukuritë natyrore me monumentet e kulturës vazhdon të mbetet në krye të listës së turizmit për zonën e juglindjes.

Janë kryesisht pushuesit besnik, që nuk e braktisin Voskopojën, pasi gjejnë freskinë e malit dhe komoditetin në bujtina me çcmime të arsyeshme. Voskopoja popullohet gjatë fundjavave, ndërsa gjatë ditëve të javës hotelet dhe bujtinat punojnë me gjysmë kapaciteti.

Përpos vendasve në Voskopojë sheh gjithnjë e më shumë turistë të huaj, të cilët shprehen të impresionuar me bukuritë natyrore dhe kishat, monumente kulture.

“Vij nga Gjermania dhe është hera e parë në Shqipëri. Më sugjeroi një mike që ka qenë dy vite më parë. Sapo kam mbërritur në Voskopojë kam degjuar se ka qenë popullsi e madhe me rreth 40 mijë njërez në shek XVII. Më duket e pabesueshme!”

“Vij nga Franca dhe po bëj një tur në gjithë Shqipërinë. E nisa udhëtimin nga Tirana, më pas shkova në në Veri, kam vizituar Valbonën dhe Thethin, Shkodrën gjithashtu. Kjo ishte pjesa e hiking, ndërsa tashmë jam këtu për mësuar mbi objektet historike”.

“Sapo kam mbërritur në Voskopojë! Kam shumë dëshirë të vizitoj kishat pasi kam dëgjuar shumë për to dhe kam një guide me vete për te më treguar historine e Voskopojes. Përsa i përket ushqimit, veçoj mëngjesin e mrekullueshëm me djath dhe petulla tradicionale”.

Në Voskopojë, njësitë akomoduese shtohen rishtazi, por operatorët turistikë shprehin shqetësim për mungesën e punëtorëve dhe rënien e prodhimit vendas.

Gjatë turit 2-3 ditor në Voskopojë, turistët vizitojnë kishat dhe bazilikat e stilit post-bizantin, ekspolorjnë shtigjet malore me bimësi të pasur, shëtitje me kalë dhe sigurisht shijojnë ushqimet bio dhe njihen me traditat e zonës.

 

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia zotohet se do të ndërmarrë veprime ndaj mediave amerikane

Rusia zotohet se do të ndërmarrë veprime ndaj mediave amerikane