Nga i pastrehë në milioner, historia e mbretit të picave

Nga i pastrehë në milioner, historia e mbretit të picave

Hakki Akdeniz

Historia e 39-vjeçarit Hakki Akdeniz është shumë e mahnitshme.

Ai mbërriti para disa vitesh në New York, ku e nisi nga zeroja.

Edhe pse tani është milioner, ai nuk harron të kthehet në rrugë për të ofruar ndihmë, vendi ku edhe nisi historia e tij.

Edhe pse është shumë i pasur, ai ende jeton në një apartament të vogël në periferi të Neë York-ut.

Ëndrrat e mia nuk lidhen me paratë. Unë ëndërroj për atë që dua të lë trashëgimi, apo qëllimin pse jetoj dhe kjo nuk ka të bëjë me sa para kam. Unë jam një njeri shumë i thjeshtë, e besoni ose jo, ,ora ime kushton 100 dollarë. A i kam paratë për të blerë një Rolex? Sigurisht që po! Por përse duhet ta bëj?”, thotë Akdeniz për VOA-n.

Hakki Akdeniz është një nga 17 fëmijët e një familje kurde.

Në moshë fare të vogël emigroi drejt Kanadasë dhe në vitin 2001 në New York, në kërkim të një jete më të mirë.

39-vjeçari mori siguri nga një shoku i tij se do të ndihmohej nga ai sapo të mbërrinte në Amerikë, por kur e telefonoi sapo mbërriti në Neë York nuk ia hapi telefonin.

Ai u strehua për tre muaj në “Boëery”, një qendër për personat e pastrehë.

“Rreth 25 apo 30 vetë flinin aty ku flija unë. Njerëzit mendojnë se është e lehtë, por nuk është aspak ashtu ku jeton prej kohësh në një qendër për të pastrehë.

Ka njerëz që mendojnë që të jetosh në Amerikë është liri, por nuk është kështu”, u shpreh Akdeniz.

Pas shumë vështirësive Hakki arriti që të gjente një punë si pjatalarës në një piceri, por me kalimin e kohës ai gradualisht ngrihej në detyrë duke prerë pica dhe më pas mësoi se si t’i përgatiste ato.

Duke punuar rreth 19 orë në ditë përpiqej që të ruante çdo qindarkë.

Me kalimin e viteve ai kurseu paratë e mjaftueshme për të hapur picerinë e tij.

Mori pjesë në një konkurs ku kishin ardhur picajolë anembanë vendit dhe aty mori një famë të admirueshme.

Tani të gjithë njerëzit drejtohen në picerinë e tij për të konsumuar një vakt të këndshëm.

Hakki Akdeniz thotë se paratë shkojnë e vijnë dhe vlera e tyre matet me atë që mbetet pasi shpenzohen. Ai e di tashmë se çfarë do të bëjë me pasurinë e tij. Hakki Akdeniz planifikon të ndërtojë një godinë gjashtëkatëshe për të pastrehët, ku ata mund të jetojnë e të studiojnë, sepse ndonjëherë gjithçka që i nevojitet një njeriu është vetëm dikush që beson tek ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin