TIRANE-Degët e Partisë Demokratike në rrethe i kanë dërguar selisë blu emrat e propozuar nga grupetseksionet, anëtarësia të kandidatëve për deputetë.

Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili ka mundur që të sigurojë listën e propozimeve nga dega e PD-së në qytetin bregdetar.

Dega e PD-së në Vlorë ka propozuar; Bujar Leskajn, Nadire Mecorapajn, Dashamir Tahirin, Agron Shehajn, Edmond Fetahun, Hysni Sharrën, Alta Hazizin, Nada Daullja, Lorenc Danajn dhe Fatbardh Kadillin.

Emri surprizë në listë ashtu sikur raportoi Report Tv pak ditë më parë është ish-kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj i cili rezulton se është propozuar nga më shumë grupseksione. Leskaj ka qenë më parë deputet dhe ministër në qeverinë Berisha.

Sa i përket pjesës tjetër të listës, Nadire Mecorapaj dhe Agron Shehaj kanë qenë ish-deputetë demokratë, po ashtu edhe Fatbardh Kadilli, ndërsa Dashamir Tahiri vjen nga komuniteti çam.