Drejtori i ri i Autoritetit Portual Durrës është emëruar Pirro Vengu, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit Antikorrupsionit në Kryeministri. Po ashtu, Pirro Vengu, ka qenë edhe drejtor kabineti në ministrin e Jashtme, dhe duke qenë se mban edhe pasaportën greke, atij i erdhi ftesë nga shteti fqinj për ushtar, ftesë të cilën ai e refuzoi.

Vengu zëvendëson në këtë post, Agron Taren, i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë.

“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni.

Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!,”-shkroi Agron Tare.