Nga 'Moj e bukura Arbëri'...artistët interpretojnë vargje të ndiera, fëmijët mesazhe: Me ardhjen e verës, gjithçka do të mbarojë!

Nga 'Moj e bukura Arbëri'...artistët interpretojnë vargje të ndiera, fëmijët mesazhe: Me ardhjen e verës, gjithçka do të mbarojë!

Shpresa vdes e fundit! Kjo shprehje popullore të vjen ndër mend kur sheh sesi artistët shqiptarë përçojnë lumturi drejt njerezve që i ndjekin ato, tashmë jo nga sallat e mëdha të koncerteve, por nga ekrani i televizorëve, ipad-ëve, telefonave të tyre.

Dhe në mbarë botën, artistët na kanë treguar se shpresa për të dalë fitimtarë nga lufta me koronavirus, jo vetëm që nuk ka vdekur, por po buçet gjithnjë e më fort, gjithnjë e më lart.

Edhe në Shqipëri artistët kanë vijuar me interpretimet e tyre artistike, me thirrje dhe mesazhe optimiste, ndërkohë që edhe fëmijët i janë bashkuar luftës kundër koronavirus me thirrjet e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:30
Poeti i njohur nga Kosova, Shqiptar Oseku: Burrat që dhunojnë gratë më të rrezikshëm se COVID-19

Poeti i njohur kosovar Shqiptar Oseku përshëndet shikuesit e Report TV me një poezi, ku qëndron i mbyllur në shtëpinë e tij.

I njohur për vargjet e tij rebele që fshikullojnë dehumanizmin e shoqërisë globale dhe asaj shqiptare, Oseku shprehet se në shoqërinë e sotme “ka më shumë të vdekur nga dhuna e burrave ndaj grave sesa nga Covid 19.” “Por këta burra të dhunshëm s’i fut njeri në karantinë”, shprehet poeti shqiptar Oseku, që do të recitojë edhe poezinë kushtuar këtyre problemeve problemeve që bëhn edhe më të dukshme në këtë situatë pandemie. 

Ora 14:04
Piktorja Adriana Puleshi: Të solidarizohemi me të sëmurët nga Covid që qëndrojnë në spital

Piktorja e njohur Adriana Puleshi shpreh solidarizimin e saj me të sëmurët nga COVID 19 që qëndrojnë në spital. Ndërsa ajo qëndron në shtëpi duke pikturuar, shprehet se karantina vërtet është e vështirë, por mund të sfidohet me punë. Për piktoren, problemi  më i madh është vuajtja nga sëmundja, ndaj ajo nga studioja e saj, duke krijuar një vepër arti që shpreh ndjesitë për këtë situatë, i kërkon shoqërisë më shumë solidarizim dhe mbështetje për viktimat e kësaj pandemie. 

Ora 12:05
Virusi korona/ Këngë labe si melhem për shpirtin

Tabani i muzikës shqiptare, një burim vlerash e emocionesh të pashterueshme, flet në këto ditë të pazakonta me fjalë zemre. Zërat vinë nga Vlora e këngës, ku Tomorr Lelo ka bërë bashkë artistë për ti kënduar pikërisht këtij momenti të brishtë, të shkaktuar nga përhapja e virusit korona.

Kënga labe, kësaj here e orkestruar nga Artur Dhamo, vjen si thirrje për artistët, që ti mëkojnë dhimbjet këtij populli me artin e tyre.

Ansambli "Çipini" fton këngëtarët të përkundin këngën në shtëpinë e shqiptarëve, si melhem për shpirtrat në ankth.

Ora 12:02
Artistët e vegjël bashkojnë Shqipërinë në valle

Edhe pse fizikisht të distancuar për shkak të pandemisë, shqiptarët nga të gjitha trevat bashkohen përmes muzikës së tabanit. Ata që i sjellin më pranë janë tre vogëlushët e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë Ana, Klea dhe Andi. Përmes një vallëzimi në ambjentetet e shtëpisë, nën drejtimin e koreografit Fatjon Sulstarova, fëmijët ngrohin zemrat e publikut, duke reflektuar guximin për jetën, e vallen e bukur shqiptare.

Ora 11:58
Enina Llozi sjell Debussy në piano

Kënga e zogjve, për dritën e bukur e të trishtë të hënës, ndihet si rrallë më parë, falë tingujve të pianos. Enina Llozi, krijon ccaste magjike duke risjellë kryeveprën e Debussys,"Clair de lune" për publikun, që po përballet me sfidën e pandemisë së koronavirusit. Pianistja e Teatrit të Operas dhe Baletit ka edhe një mesazh shprese për gjithë shqiptarët.

Ora 11:54
Ergi e Viola Papadhimitri luajnë 'Swing Minor' në violinë

Më pak se nje shekull më parë kitaristi Reinhardt e violinisti Grappelli, përmes "Swing minor" treguan se për te lujatur xhaz autentik, jo medeomos duhet të ishe amerikan. Sot, në kushte të jashtëzakonshme për shkak të Covid-19, pjesën e gypsy xhaz e risjell ccifti shqiptar i instrumentistëve, Ergi dhe Viola Papadhimitri prej ambienteve të shtëpisë, duke krijuar momente optimiste përmes violinës.

Ora 10:58
Mbesa e Flamur Topit lexon librin e gjyshit të saj: Shpresojmë që korona të zhduket me ardhjen e verës

Mbesa e mjekut dhe gazetarit Flamur Topi ashtu si fëmijët e tjerë, i ka kaluar ditët e saj të izolimit në shtëpi, duke lexuar libra.
Por, gjatë këtyre ditëve kur informacioni është shumë i rëndësishëm ajo nuk po lexon libra për fëmijë, përralla me princesha apo me heronj imagjinar, por librin e gjyshit të saj, i cili jep informacione për viruset.
"Le të shpresojmë që edhe koronavirus ashtu si Sars dikur, të zhduket me ardhjen e verës, të pësojë disfatë të plotë dhe ne fëmijët e të rriturit të kalojmë pushime verore plot gëzim e hare" shkruan vogëlushja.

Ora 10:55
Artistet e Orkestrës Simfonike të RTSH luajnë nga shtëpia 'Moj e bukura Arbëri'


Këtë herë jo me këngë, por mjaftojnë tingujt e harqeve për të sjellë një nga meloditë më rrënqethëse "Moj e bukura Arbëri".
Joana Kaimi, Era Canaj, Vjola Baholli, Blerina Durmishaj kanë sjellë interpretimin virtual nën shoqërinë e instrumenteve harkore.

Ora 10:53
'Hana paska mbet e vetme', artistja Elizabeta Janaqi këndon cover-in e këngës rrënqethëse të Mentor Hazirit

Artistja Elizabeta Janaqi ka sjellë një nga cover-at më të bukur të këngës "Hana", të këngëtarit kosovar Mentor Haziri.

“Hana” është publikuar rreth një vit më parë dhe ka një melodi e tekst rrënqethës. Muzika dhe vargjet janë nga Eriona Rushiti, ndërsa orkestrimin dhe produksionin e ka bërë Florent Boshnjaku.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë