Nga Mourinho te Unai Emery, dhjetë trajnerët që 'thyen bankat' për blerjen e lojtarëve në merkato (VIDEO)

Krahas talanteve, për të triumfuar në Europë, patjetër që një ekip duhet të investojë fuqishëm në merkato, në mënyrë që trajneri ta ketë sa më të lehtë për të arritur objektivat. Po kush janë trajnerët që kanë shpenzuar më shumë? Padiskutim janë ata që kanë fituar edhe më shumë trofe

‘Oh My Goal’ ka përgatitur një listë me 10 trajnerët që kanë thyer bankat, me Mourinho-n që mban vendin e parë. Sipas këtij burimi ‘the special 1’ ka shpenzuar gjatë karrierës së tij në total 1.3 mliardë paund. Blerja më e shtrenjtë e portugezit është realizuar në verën e 2016 te Manchester United që mori te Juventus Poul Pogba-n për 89.3 milionë paundë.

Në vendin e dytë është Carlo Anchelotti, që ashtu si Guardiola i vendit të tretë ka shpenzuar afërisht 1 miliardë paund, rreth 300 milionë më pak se Jose Mourinho. Blerja më e shtrenjtë e Anchelotti-t është Garreth Bale nga Tottenham te Real Madrid për 85.3 mln paund, ndërsa blerja më e shtrenjtë e Guardiolës është Zlatan Ibrahimovic nga Inter te Barcelona për 57 mln paund plus kartonin e Samuel Eto’o-s.

Renditja më pas vijon me Manuel Pellegrini-n në vendin e katërt me 921 milionë paund, Massimiliano Allegri në vendin e pestë me 844 milionë paund, Arsene Ëeneger në vendin e gjashtë me 767 milionë paund, Roberto Mancini me 683 milionë paund.

Më pas vijnë me rradhë Claudio Ranieri dhe Rafa Benitez, ndërsa mbyll top-10 Unai Emery që në total ka shpenzuar 591 milionë paund, 200 prej të cilave janë shpenzuar vetëm në verën e 2017 për të marrë Neymar te Paris SG nga Barcelona.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë