Nga Naymar te Gonzalo Higuain, 10 futbollistët për të cilët klubet 'thyen bankat'

Nga Naymar te Gonzalo Higuain, 10 futbollistët për të cilët klubet 'thyen bankat'

Merkato është një mundësi për klubet për të korigjuar gabimet dhe për të përmirësuar organikën në mënyrë që të jenë konkurues për qëllimet e tyre. Por shpeshherë për të shkuar në këtë pikë klubet kanë thyer banakat që të bëjnë përvete talentet më të mira në qarkullim. ‘Sportsmail’ ka përgatitur një listë me 10 futbollistët që në totalin e transferimeve kanë kaluar shifrën e 100 mln paundëve.

Në vendin e 10 renditet Gonzalo Higuain, i cili gjatë shtatë transferimeve në karrierën e tij ka kapur shifrën e 143 mln paundëve. Klubi që ka paguar më së shumti për bomberin argjentinas është Juventus që në verën e 2016 e bleu për 81 mln paund. Në vendin e nëntë vjen Zlatan Ibrahimovic për të cilin klubet kanë paguar në total 152 mln paund. Më së shumti për gjigandin suedez ka paguar Barcelona në verën e vitin 2009, që e mori nga Inter për shifrën e 62.55 mln paund.

Në vendin e tetë dhe të shtatë janë Philipp Coutinho dhe Antoine Griezmann. Për brazilianin janë paguar në total 153 mln paund, ndërsa për francezin kampion bote klubet kanë shpenzuar 156 paund. Angel Di Maria dhe Alvaro Morata renditen në vendin e pestë dhe të gjashtë, pasi për të dy futbollistët në total deri më tani janë paguar 161 mln paund.

Interesant është vendi i katërt, pasi mbahet nga Mbappe, për të cilin është bërë vetëm një transferim. Paris SG është klubi që ka paguar 162 mln paund për të pasur shërbimet e 20-vjeçarit francez.

Në podium ka arritur të ngjitet sulmuesi i Interit Romelu Lukaku, që në total klubet kanë shpenzuar 183 mln paund. Në vendin e dytë është Cristiano Ronaldo me 207 mln paund, ndërsa listën e kryeson Neymar për të cilin klubet kanë shpenzuar 279 mln paund. Padiskutim ajo që mbahet mend është transferimi në 2017 nga Barcelona te Paris SG për 199.8 mln paund.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 08:54

    Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Ndoshta është mirë që BE-ja nuk e ka më prioritet dialogun Kosovë-Serbi

Augustin Palokaj: Ndoshta është mirë që BE-ja nuk e ka më prioritet dialogun Kosovë-Serbi