Nga OKB në BE, diplomatët Ferit Hoxha propozohet për ambasador në Bruksel! Suela Janina në New York! Deputetët dëgjojnë kandidatët

Ferit Hoxha është diplomati të cilit qeveria ka propozuar t’i besohet procesi i integrimit të Shqipërisë në BE dhe përkthimi i detyrave të shtëpisë të kryera nga Shqipëria në vendime pozitive BE. Linjat e punës ai i shpalosi në komisionin për politikën e jashtme.

Linja e parë e angazhimeve të mia. Në çdo derë për rezultatet tona dhe përkthimi i tyre në vlerësim e vendime nga vendet pozitive nga BE. Në çdo derë, bindës, me fakte konkrete, përgjegjësinë dhe çfarë na duhet të bëjmë sepse janë 27 vende të implikuara, tha Ferit Hoxha

Hoxha rikthehet si diplomat në Bruksel pas misionit që pati në 1998 -2000. Dhe detyrë në këtë moment është mbajtja e konferencës së dytë ndërqeveritare para zgjedhjeve të brendshme të BE

Të marrim maksimumin nga ekzekutivin e tanishëm të BE, para se të bëhen zgjedhjet. Procesi i integrimit, ne duhet të bëjmë punën tonë, nuk diktojmë dinamikat e brendshme të BE, por të tregojmë kapacitetet energjinë pasaporta jonë për tu afruar në BE, vijoi me tej.

Hoxha do të jetë edhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.

Suela Janina, e cila ka mbajtur postin e kryediplomates në Misionin e Republikës së Shqipërisë, pranë Bashkimit Evropian është propozuar si kandidate për ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë, pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jo rezident.

Shqipëria duhet të jetë një zë i fuqishëm në arenën ndërkombëtare. Së pari të zhvillojnë përfaqësim proaktiv ruajtja e paqes, të drejtat e njeritu dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Së dyti, të kthejmë këtë kontribut në vlerë së brendshmi në promovimin e vendit" u shpreh Suela Janina. 

Ilirian Kuka, është kandidati për diplomacinë shqiptarë në Republikën e Hungarisë i cili u fokusua në promovimin e Shqipërisë, dhe ndjekjen e procesit të Integrimit kryesisht pas qershorit kur Hungaria merr presidencën e Këshillit të Evropës.  

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë