Nga Otranto, Karaburuni, te Gërdeci dhe tërmeti/ 10 tragjeditë që ka kaluar Shqipëria në 30 vite

Nga Otranto, Karaburuni, te Gërdeci dhe tërmeti/ 10 tragjeditë që ka kaluar Shqipëria në 30 vite

Mbi 30 persona humbën jetën, fati i shumë të tjerëve ende nuk dihet dhe qindra të tjerë janë plagosur nga tërmeti që goditi Shqipërinë me epiqendër në Durrës. Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe një ditë zie kombëtare duke shënuar një nga momentet më tragjike pas 1990. Por kjo nuk është tragjedia e vetme që ka kaluar Shqipëria në 30 vitet e fundit. Më poshtë disa nga tragjeditë që kanë pllakosur Shqipërinë në vite;

Tragjeditë më të mëdha të Shqipërisë pas 1990
28 mars 1997, tragjedia e Otrantos
Si pasojë e përplasjes me anijen italiane “Sibilla”, mbytet anija “Katri i Radës”. Anija ishte nisur nga qyteti i Vlorës. Në këtë tragjedi humbën jetën 89 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

9 janar 2004, Karaburun
21 persona humbën jetën si pasojë e avarisë në motorin e gomones që u nis në 9 janar të 2004-ës nga Vlora. Ata ishin nisur drejt Italisë, ndërkohë që mes të vdekurve ishte edhe një skafist. Policia arrestoi dy skafistët e tjerë.

14 tetor 2004, Fushë-Arrëz
Gjimnazistët kosovarë ishin nisur për një ekskursion 5-ditor në Shqipëri por 14 prej tyre humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në Fushë Arrëz ngjarja ka ndodhur në 14 tetor 2004, ku autobusi i tyre u përplas me një makinë.

11 mars 2007, Dukagjin
Është cilësuar si një nga aksidentet më të rënda rrugore. Fugoni në të cilën udhëtonin nëntë veta u rrëzua në një humnerë prej një lartësie 50 metra në rrugën Kir-Dukagjin. Humbën jetën gjashtë persona mes tyre edhe fëmijë.

6 mars 2008, Liqeni i Farkës
Përmbytja e varkës në orët e para të mesnatës në liqenin e Farkës solli vdekjen e 16 personave. Shkak i mbytjes së varkës ishte numri i madh i personave që ndodheshin në të. Nga kjo tragjedi shpëtuan katër persona.

15 mars 2008, tragjedia e Gërdecit
Tragjedia e Gërdecit, është ndër tragjeditë më të mëdha. Pas shpërthimit të fabrikës së municioneve, humbën 26 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

19 korrik 2010, aksidenti në Pukë
Autobusi i linjës Fushë-Arrës-Durrës doli nga rruga në fshatin Dom në komunën Gjegjan të Pukës kur për pasojë 14 pasagjerë gjetën vdekjen dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në gjendje të rëndë.

9 nëntor 2010, aksidenti i Ballshit
Në aksin Ballsh-Fier u rrëzua një autobus nga 100 metra lartësi, ku si pasojë vdiqën 9 persona dhe u plagosën 38 të tjerë.

21 maj 2012
13 studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan humbën jetën dhe 26 të tjerë u plagosën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin nga Vlora drejt Himarës u aksidentua duke përfunduar në humnerë.

26 Nëntor 2019
Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë goditi Shqipërinë duke shkaktuar mbi 30 viktima dhe qindra të plagosur, ndërsa ende nuk dihet fati i shumë të tjerëve që janë ende nën rrënoja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Armëpushimi në  Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00

Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00