Nga pritja në tapetin e kuq, tek vallet përshëndetëse! Ja çfarë ndodhi në sesionin e parë të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë (FOTO)

Nga pritja në tapetin e kuq, tek vallet përshëndetëse! Ja çfarë ndodhi në sesionin e parë të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë (FOTO)

 

Në përfundim të pritjes së liderëve të BE-së, të cilët erdhën një e nga një dhe përshkuan tapetin e kuq që i shpinte drejt Kryeministrisë, një mikpritje e ngrohtë ishte organizuar për ta me këngë dhe valle, duke sjellë “copëza” nga vendet që ata përfaqësojnë sot në samitin e Procesit të Berlinit.

Në tapetin e kuq, vëmendje mes të ftuarve mori veçanërisht ambasadori dhe diplomati i lartë polak, Artur Lorkoëski që ecte me paterica, duke lënë të kuptohet se as këmba e tij e thyer nuk mund ta ndalonte të merrte pjesë sot në këtë ditë të rëndësishme.

Ndërsa “i zoti i shtëpisë”, kryeministri Edi Rama bisedoi me të gjithë liderët që mbërritën para kryeministrisë.

Me Albin Kurtin pati një shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje. E njëjta qasje ishte dhe me homologun grek Kiriakos Mitsotakis.

Rama tregoi gjithashtu shumë afrimitet me Abazoviç me të cilin s’pati vetëm një shtrëngim duarsh e një foto zyrtare, por një përqafim dhe një foto shumë më spontane, ndërsa “akullin” me kryeministren e Serbisë Bernabiç nuk e theu as vallja tradicionale serbe.

Ndërsa mes përfaqësuesve të unionit, e vetmja që u duk se shijoi çdo moment nga mikpritja që Shqipëria u bëri liderëve evropianë ishte Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.


Lajmi kryesor:

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë! Michel garant Rajonit: Zgjerimi brenda 2030, BE do e mbajë premtimin! Rama: Mbështetja ekonomike s'është realizuar


Ora 14:38
Samiti i Procesit të Berlinit ‘oaz' traditash! Shfaqje me këngë e valle nga të gjitha vendet e Ballkanit
  • M.T/Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

    Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare