Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu, ka marrë pjesë sot në një panel diskutimi për barazinë gjinore në Shqipëri.
Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, nëpërmjet një postimi në faqen e saj Facebok bën me dije se "Ambasadori Donald Lu mori sot pjesë në panelin e diskutimit "Mind the Gap! Nga Retorika në Realitet: Barazia Gjinore në Shqipëri!", financuar nga Ambasada Amerikane dhe organizuar nga Qendra IDEO, me rastin e Muajit të Historisë së Grave.
Ambasadori Donald Lu në fjalën e tij u shpreh se"Shpresoj se flas për të gjithë ata burra që përkrahin barazinë e grave. Burrat e vërtetë nuk kanë frikë nga gratë e fuqishme".
Paneli i diskutimit, moderuar nga Iris Xholi, përbëhej nga Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, pediatrja Linda Spahiu, aktivistja për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara, Suela Lala dhe përfaqësuesja e shoqërisë civile, Iris Luarasi.
Postimi i ambasadë së SHBA-së në Shqipëri u shoqërua me një set fotosh, pjesë e panelit të diskutimit për barazinë gjinore. /atsh/
/Shqiptarja.com