Nga shpëtimi i foshnjave nga 'mallkimi' te koncertet nënujore/ Njihuni me traditat më të çuditshme nëpër botë

Nga shpëtimi i foshnjave nga 'mallkimi' te koncertet nënujore/ Njihuni me traditat më të çuditshme nëpër botë

Riti i heqjes së mallkimit nga foshnjat

Më poshtë do të njiheni disa nga traditat më të pazakonta të cilat ndiqen në vende të ndryshme të botës

Në Hungari vendasit veshin një gëzof të frikshëm prej leshi, dhe organizojnë atë që quhet festivali ‘Busójárás’. Kjo thuhet se tremb të ftohtin e dimrit

Çdo korrik, qindra zhytës organizojnë një koncert nënujor në Sanctuary të Florida Keys.

Ata notojnë nën ujë dhe hiqen sikur luajnë instrumente të rreme muzikore.

Gjatë këtij ‘koncerti’ i cili zgjat katër orë, këngët që luhen përfshijnë ndër të tjera: The Little Mermaid, Yelloë Submarine e Beatles dhe Fins e Jimmy Buffett.

Cdo vit në një qyetet belg mbahet riti që njihet si Karnavalet e Binçes . Ai nis të dielën e zgjat deri të mërkurën. Gjatë tij rreth 1.000 burra dhe djem të veshur si 'Gilles' shfaqen nëpër me fustane, me maska dylli dhe këpucë prej druri.

Festimi daton që nga shekulli i 14-të dhe është renditur nga Unesco si një 'Kryevepër e Trashëgimisë Orale dhe të Paprekshme të Njerëzimit'.

Një tjetër traditë e çuditshme ndiqet edhe në Spanjë. Cdo vit në fshatin Castrillo de Murcia, foshnjat 1-vjeç shtrihen përtokë dhe një njeri që simbolizon djallin, kërcen mbi ta. Ky rit ka për qëllim të heqë ‘mallkimin’ nga foshnjat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia