Drejtoresha e Sigurimeve Shoqërore, Vjollca Braho e cila që nga janari i vitit 2012 drejtonte ISSH-në është zgjedhur si drejtuesja e re e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).
Braho udhëhoqi hartimin dhe implementimin e Ligjit të ri të Sigurimeve Shoqërore, e cila nisi aplikimin që nga 1 janari 2015 si dhe u fut për herë të parë nocioni i “pensionit social” që përfshiu në përfitim edhe të moshuarit rezidentë në vend mbi 70 vjeç që nuk përfitojnë asnjë lloj përfitimi nga skema e detyrueshme.
Gjatë drejtimit të ISSH-së nga Braho, u ndryshua mënyra e llogaritjes dhe pagesave të përfitimeve, përmes sistemeve të reja informatike. Gjithashtu, në kuadër të informatizimit të plotë të sistemit, që prej vitit 2013, ka nisur punën Arkivi Qendror i ISSH-së, në Lundër, ku janë mbledhur shumica e dokumentave të vjetërsisë në punë, nga të gjitha Drejtoritë Rajonale dhe njëkohësisht është duke u punuar për të dixhitalizuar vjetërsinë në punë që nga viti 1945 dhe deri në ditët e sotme. Prej më shumë se një viti ka përfunduar dixhitalizimi i regjistrave të gjithë ish-koperativave bujqësore, dhe është drejt përfudimit edhe hedhja e të dhënave të vjetërsisë në punë për ndërmarrjet shtetërore, duke bërë të mundur dixhitalizimin e vjetërsive në punë të periudhës para vitit 1994.
Ndërkohë, është në fillim procesi i dixhitalizimit të listpagesave në letër nga viti 1994 deri në vitin 2012.
Një hap tjetër i shënuar në katër vitet e drejtimit të ISSH-së ka qenë ndryshimi i infrastrukturës, ku janë rikonstruktuar godina qendrore e ISSH-së, Agjencitë e Drejtorive Rajonale të Tiranës, Durrësit dhe Korçës, si dhe nisja e punime për gjithë agjencitë e tjera, duke synuar rritjen e mëtejshme të shërbimit me qytetarët. Këto ndryshime në agjencitë rajonale kanë futur shërbimin elektronik, duke sjellë ndryshime në aplikimet dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com