Nga ‘Skënderbeu’ tek ‘Karnavalet e Korçës’, tenori i ri Neron Kacerja, që këndoi veprat më të bukura shqiptare përballë pedagogëve të ‘Arteve’ e Robert Radosë

Në hollin e “Arteve”, Neron Kacerja interpreton pjesë nga veprat më të bukura shqiptare për tenor... Një rrugëtim operistik, që nis me ‘etërit’ e muzikës klasike... Ariet nga “Skënderbeu” të Prenk Jakovës dhe “Karnavalet e Korçës”, të Avni Mulës,  studenti i Kantos i këndon përballë pedagogëve e “Mjeshtrit të madh”, Robert Radosë, që nuk i fsheh emocionet.

“Ka qenë e gjitha për të nderuar brezat e kompozitorëve ose këngëtarëve që kanë dalë nga Fakulteti i Muzikës, nga Universiteti i Arteve”, thotë i studenti i Kantos, Neron Kacerja. 

Shfaqjet e dedikuara 60-vjetorit të Fakultetit të Muzikës, sjellin përmes zërit të tenorit të ardhshëm, histori dhe emocione të muzikës vendase...

“Është një muzikë që më pëleqen shumë,  mund ta krahasoj me një muzikë botërore Verdit apo Puçint”, shton më tej.

Kacerja, kërkon që tabloja muzikore të vijë e plotë, ndaj me mbështetjen e pedagogut Kastriot Tusha, repertori i tij pasurohet edhe me romanca e këngë të brezit të dytë, si “Nostalgjia” e Pirro Çakos apo “Romancë për nënën” e Isak Shehut. Si të rinjve të tjerë, shfaqjet në këtë vit jubilar, po u lejojnë të përjetojnë magjinë e skenës, qoftë ajo e improvizuar...

“Është një  nismë tepër e bukur e Universitetit të Arteve, që po u jep studentëve mundësinë që të dalin dhe të shfaqin punën që kemi bërë këto vite me pedagogët tanë. Dhe siç thonë skena të rrit dhe duhet pak ai emocioni, të cilin po e marrim kjo falë Universitetit të Arteve”, shprehet Kacerja..

Me mundësitë e vakëta skenike që ofron vendi ynë, për të rinjtë e muzikës klasike. Kacerja falë talentit, ka arritur të provojë emocionet e “Operas” me "L'elisir d'amore", si dhe ka interpretuar në një skenë me Vikena Kamenicën, për të sjellë zërat e këngëve tiranase të tabanit në version klasik. Në piano shoqërohet edhe kësaj here nga pedagogia Laura Lila, me të cilën ka realizuar edhe një koncert recital...

“Është një përgjegjësi e madhe, si për pianisten që të arrijë të transmetojë pasionin dhe gjaknxehtësinë e karakterit të veprave shqiptare, por edhe për mua që të përformoj sa më mirë”, thotë ai.

Në prag të përfundimit të studimeve master, thotë se po punon fort për të gjetur hapësirë skenike, ndërsa muzikën klasike e shikon si të ardhmen e aspiratën e tij.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë