“Opera”, kalendari artistik për 2023. Pjesë dhe Mula, Jaho e Peçi. Veprat shqiptare, Robert Radoja: I hidhni sytë tek krijimtaria e vjetër, ka dhjetëra vite që fle

Drejtoresha e “Operas” Abigela Voshtina, këtë të mërkurë, teksa prezanton Kalendarin Artistik të institucionit për vitin që vjen, vendos si synim të sajin rritjen e cilësisë artistike.

 

“Po e filloj pikërisht me premierat e Ansamblit, të cilat janë “Fosforinat shqiptare”, kemi një premierë tjetër me takim ansamblesh ndërkombëtare, dhe një premierë e cila i takon ninullës çame, gjithë zonës çame e cila nuk është prekur ndonjëherë në mënyrë të veçantë, shprehet drejtorja e TKOB, violinistja Abigela Voshtina.

 

Duke ndjekur shembullin e teatrove homologë, “OPERA” shpall 2023-shin ‘vitin verdian’, në kuadër të 210-vjetorit të vdekjes së kompozitorit. Prej veprës së tij, do të jepen disa opera si “Aida” apo “Attila” .

 

Përmes veprave muzikore e atyre të baletit, i dedikohet vëmendje e veçantë krijimtarisë shqiptare me opera si “Rozafa”, “Skënderbeu”, “Karnavalet e Korçës” të Avni Mulës që do të vihet në skenë me regji të së bijës, sopranos Inva Mula. Do të jetësohen po ashtu balete si “Lumi i vdekur” apo “Halili dhe  Hajria”.

Koreografi Eno Peçi po ashtu do jetë pjesë e këtij kalendari me baletin “Muzg”.

 

E megjithatë, i pranishëm gjatë prezantimit, ishte mes artistëve edhe kompozitori Robert Radoja... Me një listë të veprave të kolegëve në dorë ai u shpreh, se krijimtaria shqiptare ka nevojë për më shumë hapësirë dhe se partiturat e tyre, duhet të digjitalizohen.

 

“Mendoj se duhet t’i hidhni sytë edhe tek disa vepra të tjera që kanë vite e vite, dhjetëra vite që flenë. Përshembull, janë dy opera të Nikolla Zoraqit, të cilat janë që nga viti 1966 të fjetura “I fundmi i Golemëve” dhe “Vjollca e Skënderbeut”.  Do të ishte mirë t’i rishikonit, ju garantoj se janë vepra me vlerë”, thotë kompozitori Robert Radoja.

 

Artistë të tjerë po ashtu dhanë mendimet e tyre.

 

“Muzika është pluritraditë. Së pari janë veprat kombëtare, por në momentin kur veprat kombëtare kanë ardhur më vonë se sa repertori tjetër duhet pasur parasysh se është edhe një repertor tjetër”, thotë muzikanti Zhani Ciko, po ashtu ish-drejtor i TKOB.

 

Gjatë vitit që vjen nis edhe programi edukativ “Opera dhe fëmijët”, me vepra botërore të përshtatur për të vegjlit. Programi i masterklasëve, vjen si ndihmë për të rinjtë, e pjesë e tyre, do të jetë edhe sopranoja Ermonela Jaho, e cila është edhe pjesë e bordit artistik  të “Operas”.

 

Kompozitori e etnomuzikologu Vasil Tole flet për vënien e plotë të veprës së tij “Skënderbeu” .

 

“Më shumë se sa kënaqësi vetjake, është pjesë e atij interesimi që më në fund Teatri i Operas të ketë vepra kombëtare. Dhe ishte kënaqësi që në prezantimin e sotëm konstatuam se kemi rikthim të disa veprave të rëndësishme.  Të paktën po plotësohet një detyrim që ka Teatri i Operas dhe Ministria e Kulturës që  “Skënderbeut Kryezot”më në fund të shoh dritën e skenës”, thotë etnomuzikologui dhe kompozitori Vasil Tole.

 

Drejtorja Voshtina po ashtu gjatë prezantimit foli për mungesën e drejtorëve artistik. Vonesa në përzgjedhjen e tyre vjen sipas saj, për shkak të kujdesit që po tregohet për të pasur emra të përshtatshëm, në lartësi të detyrës.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët