VIDEO/ Nga spitali, Gjergj Luca flet për protestën e Berishës më 6 dhjetor: Duan që BE të na shohë si 'njerëz me bisht'

Biznesmeni Gjergj Luca edhe pse ndodhet në spital pasi i është nënshtruar një operacioni në gju, nëpërmjet një video-mesazhi ka dhënë komentin e tij në lidhje me protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha më 6 dhjetor.

Sipas Lucës, qëllimi i vetëm i protestës është të kthejë vendin në të prapambetur, pas në kohë dhe ta largojë nga Evropa.

“Pash një intervistë të avokatit, një nga miqtë e mi më të mirë , të avokat Ngjelës. Avokati çuditërisht mu duk jashtë zakonisht i kthjellët, koncizë, jashtëzakonisht goditës në fjalët dhe argumentet që dha. Avokati ngriti 2 probleme të rëndësishme. Avokati ngrit problemin e datës 6, që partia ime dhe partia e avokatit ka bërë thirrje për të dalë e për të bërë një demonstrim, për të pritur si opozitë liderët e Evropës dhe problem i dytë ishte problem i portit të Durrësit. Jam totalisht dakord me fjalët dhe argumente me fjalët që ngriti. Mu duket e çuditshme se si duhet të dalim dhe t’i presim me protestë.

Do ishte shumë bukur, të ishte protestë me lule, falënderimi për ata njerëz që ne na hapën dyert, na mësuan abc-në e punës , na dhanë bukë, që na vunë në rresht me edukatën e punës, që na hapën sot dyert e tratativave për të hyrë në Evropë, që pas kaq përpjekjeve të puna dhe tek e vërteta e një lideri tonin. Që për fatin tonë të mirë, është njeri që e vërteta e tij është nëpërmjet punës. Unë ndjej miqtë e mi, dhe jo vetëm unë po dhe strukturat tona që janë në Evropë , po të gjithë njerëzit që punojnë me djersë të ballit me të gjithë shqiptarët, që ne e kanë hequr bishtin si Evropë dhe nuk kemi më bisht. Ai lloj mitingu do të na vërë prapë  bishtin, është e tmerrshme. Po të jetë me lule , unë do jem i pari që do vij atje.

Dhe e dyta, porti i Durrësit, dua t’i them avokatit, po të ishte për xhelozi që ketë e kundërshtoj, do të ishte bukur se do të kishte konkurrencë politike, por kjo është për xhelozi, është për poshtërsi. Se janë bërë bashkë që ta kthejnë përsëri Shqipërinë në 97’, që të na vënë bishtin.”, u shpreh Luca.

Nga konferenca për mediat, Berisha tha se më 6 dhjetor, ditën kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë do të organizojë protestën e radhës, duke thënë se ky ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale.

Menjëherë pasi u njoftua protesta, pati edhe një reagim nga pjesa tjetër e Grupit të PD. Deputeti Kreshnik Çollaku thotë se mbajtja e protestës ditën që do të organizohet samiti i BE-së është një gafë e madhe dhe e dëmton opozitën në skenën ndërkombëtare.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 19/11/2022 11:09

    Te shkuara ;)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë