Nga takimet zyrtare te prezantimi i TEDA Tirana, Veliaj përmbyll vizitën dy ditore në Japoni: Më shumë bashkëpunime në biznes, turizëm dhe politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përfunduar vizitën dy ditore në Tokio të Japonisë, ku ka promovuar Zonën e Lirë Ekonomike “TEDA Tirana” si dhe ka zhvilluar një sërë takimesh, duke rikonfirmuar miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Vizitën zyrtare ku përfaqësoi edhe rrjetin e qyteteve anëtare të B40-ës, Presidencën e së cilës këtë vit e mban Tirana, Veliaj e nisi të shtunën me një takim me kryetaren e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike, të cilën e konsideroi një promotore e inovacionit dhe bashkëpunimit.

“Është gjithmonë kënaqësi takimi me mikeshën e mirë, Yuriko Koike - jo vetëm kryebashkiake e qytetit më të madh në botë, Tokios, por edhe një promotore e inovacionit dhe bashkëpunimit, siç e dëshmuam gjatë rindërtimit pas tërmetit të 2019 me ekspertët japonezë”, shkruan Veliaj.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua pjesëmarrjes në samitin e Teknologjisë në Tokio ku u prezantua projekti i Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA Tirana) një projekt që synon të thithë investime të huaja direkte, duke zgjeruar gamën e industrive operuese në tregun shqiptar.

Gjatë vizitës zyrtare, kryebashkiaku Veliaj është takuar edhe me kryetarin e Komitetit të Miqësisë Shqiptaro-Japoneze, Minoru Kiuchi. 

“Është gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e mirë, Minoru Kiuchi, kryetari i Komitetit të Miqësisë Shqiptaro-Japoneze! Mezi pres më shumë bashkëpunime midis Tokios dhe Tiranës në biznes, turizëm dhe politikë”, shkruan Veliaj.

Po ashtu kryebashkiaku Veliaj u prit edhe komuniteti shqiptar atje që jep një kontribut të veçantë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Në mbyllje të vizitës së shkurtër ne Tokio, një përqafim me komunitetin ne Japoni, modest ne numra por kyç për forcimin e lidhjeve”, shkruan ai në rrjetet sociale.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Duka në ‘Repolitix: Në 2025 PAA në zgjedhje, por ju unë si deputet

Duka në ‘Repolitix: Në 2025 PAA në zgjedhje, por ju unë si deputet