Avionët privatë, dikur në përdorim vetëm nga super të pasurit dhe familjet mbretërore, po bëhen gjithnëj e më popullorë, teksa pasuria e elitës ekonomike globale vazhdon të shtohet.
Lewis Hamilton, 32 vjeç, gjithsesi, është akuzuar se ka shmangur 3.3 milionë sterlina TVSH duke e importuar avionin e tij privat në Ishullin e Njeriut nga Kanadaja.
Avioni Force One i presidentit të SHBA-ve Donald Trump, u bë një faktor kyç i fushatës së Trumpit për t’u ngjitur në Shtëpinë e Bardhë. Shumica e kandidatëve për presidentë u jepen në përdorim avionë, por zakonisht nuk kanë një të tillë personal.
Për më tepër, Trump ka thënë se avioni i tij ishte më i mirë se Air Force One “në çdo gjë”. Trumpi e bleu atë në 2011-n për 100 milionë dollarë, ose të paktën kështu pretendoi ai asokohe. Shumica mendon se ky ishte një ekzagjerim. Boeing 757-200 ishte më parë pronë e Paul Allen, bashkë-themeluesi i Microsoft.
Në fotot e mëposhtme mund të shihni edhe disa avionë të tjerë super-luksozë, që nga ai i Princit të Arabisë Saudite e deri te interior-dizazjneria Selia Sawyer.
[gallery]24649[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com









