Nga yoga te ‘trokitja’, ja disa metoda që mund të largojnë stresin e akumuluar gjatë ditëve të karantinës

Nuk ka ende një studim, por duket se njerëzit gjatë karantinës janë edhe më të stresuar.

Ekspertja hipnoterapiste Diana Pushi thotë se është e rëndësishme që të dimë të ekuilibrojmë katër elementë të rëndësishëm të njeriut: Fizike, shpirtërore, emocionale, mendore, në mënyrë që të largojmë gjendjen stresante që krijohet brenda trupit të njeriut. Ajo sugjeron disa teknika të thjeshta yoga dhe metodën e ‘trokitjes’ mjaft interesante për të përmirësuar sistemin nervor.

Këshilla e parë që dua të them që mund të jetë pak e përgjithshme , është që metoda për të larguar stresin mund të ketë shumë, qëllimi është të krijohet një qënie me katër këmbët e shëndetshme: Fizike, shpirtërore, emocionale, mendore. Teknika ka pafund, unë do përqëndrohesha tea ta që ndikojnë në ‘këmbën’ emocionale. Unë tani në këto kushte të izolimit përshembull, kam këtu tapetin e Yoga-s, e cila nuk është vetëm aktivitet fizik, por krijon një harmonizim të energjisë. Ushtrime shumë të thjeshta, shumë pak minuta në mëngjes, në mënyrë shkencore e provuar për efektin që ka në trup. Të punosh dhe të harmonizosh anën energjike të trupit. Në lidhje me emocionet, një nga metodat më të dobishme edhe tani për periudhën e koronavirus, ‘trokitja’. Trokitet në pika të caktuara në trup të cilat aktivizojnë jo vetëm ato nyjet energjike në trup të cilat kanë të bëjnë me organet e trupit, por edhe me sistemin nervor.” shprehet Diana Pushi. 

Edhe kërcimi, sipas ekspertes hipnoterapiste është një metodë mjaft e mirë për të larguar stresin e ditëve të fundit, por edhe për të arritur një ekuilibër të katër elementëve kryesorë të trupit të njeriut.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen