Policia e Beratit ka arrestuar ditën e djeshme një 22 vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht komshijen në ashensor.

Sipas burimeve të policisë, Xhuljano Rrebeshi, 22 vjeç, banues në Berat ka ngacmuar një 21 vjeçare teksa kjo e fundit ishte duke shkuar në shtëpi.

Pas shoqërimit, Rrebeshi ka mohuar akuzën, ndërsa prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën e kryerjes së marrëdhënieve të turpshme.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)