Berisha: Tahiri kërcënon gazetarin, 14-vjeçarja nga policia
Ish-kryeministri Berisha e cilëson ngjarjen e Sarandës si një dëshmi të vërtetë të "aleances se qelbesirave"- shprehet ai.
Berisha gjithashtu shton se ka denoncuar më parë në Parlament Agron Canes që ka rrëmbyer prona qytetarëve duke i kërcënuar me jetë
Në përfundim Berisha i bën thirrje Prokurorise se Pergjithshme te nise menjehere hetimin dhe te vendose para ligjit Agron Canën.
Postimet by Sali Berisha.
Ristani:Policia të zbatojë ligjin, të mos bëhet palë me perversët
Përmes një deklarate të për mediat, Arben Ristani i ka kërkuar policisë që të zbatojë ligjin, të mos bëhet palë me perversët. Ndërsa thekson se duhet të marrë në mbrojtje viktimat dhe të ndalojë presionin dhe torturën ndaj tyre.
"Partia Demokratike denoncon skandalin që po ndodh, se sekretari i deputetit Koço Kokëdhima, është kapur në flagrancë duke kërkuar favore seksuale, për emërimin e një gruaje në punë. Gruaja që ka kërkuar punë, dhe vajza e saj, marrin vazhdimisht kërcënime në telefon. Ne i kërkojmë Policisë së Shtetit të reagojë menjëherë, të marrë në mbrojtje viktimat, të ndalojë presionin dhe torturën ndaj tyre. I kërkojmë Policisë së Shtetit të zbatojë ligjin, dhe të mos bëhet palë me perversët seksualë që dhunojnë qytetarët.
I kërkojmë Prokurorisë së Shtetit, të ndërhyjë menjëherë dhe të ndalojë këtë maskaradë që po ndodh ditën për diell, ku beu pervers i Sarandës dhe i Jugut, krahu i djathtë i Edi Ramës, Koço Kokëdhima, me manjakët e tij, kërkon të mbyllë çështjen. Presionet e deputetëve socialistë, të Ministrit të Brendshëm dhe strukturave të policisë ndaj minorenëve dhe prindërve të tyre janë një e keqe shumë e madhe që duhet të ndalet sa më parë", tha Ristani.
Basha: Rilindja e së keqes, përmasa të frikshme
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar përmes rrjetit social “Facebook” për skandalin në Sarandë ku për një vend pune është kërkuar favori seksual.
Sipas Bashës të dënuar ordinerë me ndihmën e dyshes Rama-Meta kanë mbërthyer qeverinë, parlamentin dhe mbare shoqërinë.
Postimet by Lulzim Basha.
PD: Skandali i favorit seksual, fytyra e pushtetit
Partia Demokratike ka reaguar sërish gjatë mbrëmjes në lidhje me skandalin e ndodhur në qytetin e Sarandës. Sipas koordinatorit të PD Ervin Salianji, kjo është fytyra e tyre e vërtetë, dhe se treguan se deri ku shkojnë ata për të kënaqur interesat, orekset dhe epshet e tyre, duke shfrytëzuar pushtetin që kanë.
“Këta oligarkë, me sjelljen e tyre, me modelin që kanë krijuar e promovuar në publik, ia kanë dhënë lejen cirakut 60-vjecar të Koco Kokëdhimës, për të kërkuar favor seksual nga një e mitur.”-thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD
Deklarata e plotë e koordinatorit të PD Ervin Salianji
Edi Rama, Ilir Meta, Koço Kokëdhima, oligarkët e Shqipërisë, treguan sot se cila është fytyra e tyre e vërtetë, dhe deri ku shkojnë ata për të kënaqur interesat, orekset dhe epshet e tyre, duke shfrytëzuar pushtetin që kanë.
Sekretari i Kokëdhimës, që kërkon favor seksual nga një e mitur, në këmbim të një vendi pune, nuk është historia personale e një pedofili. Eshtë emblema e një oligarkie në pushtet, që abuzon me fuqinë që ka përtej çdo imagjinate, në thyerje të cdo ligji, kodi e nderi.
Eshtë Edi Rama, Ilir Meta, e Koco Kokëdhima, që kanë instaluar që në fillim këtë model, i cili shtrihet më tej në gjithë vendin.
Janë këta oligarkë, që kanë futur në parlament deputetin e dënuar për trafik prostitucioni.
Janë këta oligarkë që kanë bërë kryetar të Këshillit të Qarkut, një rrëmbyes fëmijësh.
Janë Edi Rama, Ilir Meta e Koco Kokëdhima që kanë caktuar në zyrat e shtetit trafikantë të lloj-llojshëm, banditë e njerëz me precedentë penalë.
Këta oligarkë, me sjelljen e tyre, me modelin që kanë krijuar e promovuar në publik, ia kanë dhënë lejen cirakut 60 vjecar të Koco Kokëdhimës, për të kërkuar favor seksual nga një e mitur.
Partia Demokratike e konsideron këtë një krim të rëndë, një akt prej të përbindshëm që bëhet kundër ligjit, moralit, normave e traditës së vendit tonë.
Dhe përgjegjës njësoj sa funksionari i vogël i Sarandës, janë Edi Rama, Ilir Meta e Koço Kokëdhima.
Mesila Doda:Koha për një lëvizje të madhe pro grave dhe vajzave shqiptare.
“Ditët që vijnë do duhet te na shohin te marrim fryme me ritmin e tyre, te behemi mur ndaj padrejtesive dhe poshtersive qe luhen ne kurriz te tyre.”-shkruan Doda në rrjetin social "Facebook".
Postimet by Mesila Doda.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)