10 vajza nga Kosova pretendojnë se, kanë kaluar orë tmerri natën e 15-nëntorit teksa po lëviznin përgjatë Rrugës së Kombit. Pasi kanë festuar ditëlindjen e njërës prej tyre në një nga restorantet më të njohura në Lezhë, rreth mesnatës janë nisur për të shkuar në banesat e tyre në Prishtinë.
Teksa po lëvizshin me dy automjetet, në afërsi të Mirditës, ato kanë vënë re se një motoçikletë po i ndiqet nga pas dhe personi që e drejtonte ishte i armatosur, madje sipas tyre ka qëlluar disa herë në ajër.
Mes frikës dhe panikut, rreth orës 01:00 të mëngjesit të 16 nëntorit vajzat të cilat ishin të moshës nga 20 deri në 30 vjeçe kanë njoftuar policinë për ngjarjen.
Pas njoftimit, policia u nis drejt vendit të ngjarjes në afërsi të fshatit Reps. Sipas policisë ata kanë marrë kontakt me vajzat po këta të fundit kanë dhënë deklarime të ndryshme nga njëra-tjetra, duke mos dhënë një version të saktë në lidhje me ngjarjen.
Policia ka ushtruar kontroll, por gjatë autostradës nuk është vënë re asnjë mjet i dyshimtë që lëvizte siç pretendonin ata. Pasi kanë kryer të gjitha procedurat, sipas policisë, vajzat kanë nisur udhëtimin e tyre për në Kosovë.
Kundrejt pretendimeve të policisë shqiptare për ngjarjen, njëra prej vajzave është rrëfyer për një gazetë në Kosovë, duke folur për orët e tmerrit që kishte kaluar gjatë udhëtimit në Rrugën e Kombit.
Ajo ka shtuar se ndonëse i kërkuar ndihmë policisë, kjo e fundit nuk ka reaguar, duke e neglizhuar rastin megjithëse ata ishin sulmuar nga një person i armatosur me qëllim për t’i grabitur.
Por të gjitha këto pretendime i ka hedhur poshtë Drejtoria e Policisë në Lezhë, e cila ka bërë të ditur se është vepruar sipas ligjit dhe menjëherë, pas telefonatës që ka ardhur në sallën operative është reaguar në kohë. Udhëtimi përgjatë Rrugës së Kombit është i frikshme kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes, pasi në gjithë gjatësinë e këtij aksi ka mungesë të patrullimeve nga policia. Ndonëse nuk kanë munguar grabitjen në këtë rrugë kryesisht të shtetasve nga Kosova.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com