Ngjashmëria me “Xhesurin”, Ledion Zoi: Jam aktor më i mirë se Kivanç Tatlitug
Aktori turk Kivanç Tatlitug dhe ai shqiptar Ledion Zoi
Shumë e kanë krahasuar me aktorin e famshëm të serialeve turke Kivanç Tatlitug , por ai mendon se është aktor shumë më i mirë. Këtë e ka pohuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, Ledion Zoi, i cili ishte ftuar për të folur për shfaqjen më të fundit ku është prortagonist “Këmbëzbathur në park”, një komedi amerikane që tregon vështirësitë e një çifti të sapomartuar ku Zoi është protagonist së bashku me Anila Ballën. I pyetur se si ndihet kur e krahasojnë me “Xhesurin” Zoi tha se Kivanç Tatlitug, mund të jetë më i famshëm, por jo më i aftë profesionalisht se ai.
Profesionalisht nuk është se ndihem mirë. Do më pëlqente më shumë ti ngjaja Robert Redford sesa Kivanç Tatlitug. Kivanç është një aktor shumë i bukur, është shumë i famshëm, por unë besoj se jam më i mirë se ai si aktor.Do më pëlqente të luaja telenovela nëse do të kisha bërë 2 role shumë të mirë në filma.
Ledion Zoi, aktor
Aktori turk Kivanç Tatlitug dhe ai shqiptar Ledion Zoi
Ndërkaq , i pyetur se çfarë mendon për telenovelat turke që kanë mbërthyer publikun shqiptar, ai u shpreh se ato janë thjesht për konsum.
Ka njerëz që venë në palestër 1 herë në 3 ditë, ka njerëz që venë në palestër çdo ditë. Të vesh një herë në 3 ditë kjo do të thotë që ti merresh më shumë me muskujt, merr masë, i dedikohesh më shumë muskujve. Nëse shkon çdo ditë, shkon për të hequr. Telenovelat janë një gjë që jepen çdo ditë, pra është një gjë për tu hequr, konsum.
Ledion Zoi, aktor
“Këmbëzbathur në Park” vjen për herë të parë si premierë për publikun shqiptar nën regjinë e Lorin Terezit. Bëhet fjalë për një komedi që rrëfen jetën e një çifti të sapomartuar. Kori dhe Pol vihen përballë një beqari 60-vjeçar, komshi me çiftin, si edhe mamasë së Korit, e mbyllur në rutinën e saj. Dy të rinjtë në qendër të dramaturgjisë, kollaj të identifikueshëm në realitetin shqiptar, luftojnë ndërmjet pritshmërive të jashtëzakonshme të tyre mbi jetën dhe realitetit rutinor dhe ekzistencial. Pjesë e kastit janë edhe aktorët e mirënjohur Ermira Gjata dhe Ardian Cerga.
Aktorët Ledion Zoi dhe Anila Balla në studion e "Rreze Dielli"
41/2
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.9%
-
Të gabuar
79.6%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 715
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E përditshmja ‘Bussines Day’: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar
30 Shtator, 08:57
-
Bombardimet në zemër të Bejrutit, mes të vrarëve edhe 3 liderë të Frontit Çlirimtar të Palestinës (EMRAT)
30 Shtator, 08:52
-
Ardi Stefa: Po sikur të jetë skenar?
30 Shtator, 08:51
-
Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, lista me pikët e 11 kandidatëve ende jo zyrtare! Sot pritet që ministri Hoxha t'ia dërgojë kryeministrit Rama
30 Shtator, 08:33
-
KPA shuan shpresat për gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar edhe me votën e Luan Dacit! Kolegji në dosjen e Rovena Gashit: Vendimet tona të pacënueshme nga ish gjyqtari i dënuar
30 Shtator, 08:29
-
Shkodër/ Dy vëllezër dhunojnë efektivët e Forcave 'Shqiponja' në ambientet e Komisariatit, arrestohen, në hetim një 19-vjeçar
30 Shtator, 08:29
-
LIVE- Burgosja e Ervin Salianjit! PD nis 'bojkotin' e pjesshëm të komisioneve! Tek 'Integrimi' shkojnë vetëm 2 deputetë të opozitës! Peleshi: Të paktën në këtë komision të mos kemi marrje peng të mikrofonit
30 Shtator, 08:10
-
Ja pse nuk mund të shpërndani më fjalëkalimin e Netflix
30 Shtator, 08:08
-
Ekstremi i djathtë fiton zgjedhjet në Austri, por Kickl e ka të vështirë Qeverinë! Dështim historik për Socialdemokratët dhe Partinë Popullore, lajm i keq për Europën
30 Shtator, 07:48
-
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë javë
30 Shtator, 07:41
-
SHBA rrit gatishmërinë e trupave nga shqetësimi për zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme
30 Shtator, 07:30
-
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, 12 të vrarë gjatë natës në Liban! Mes viktimave 3 liderët e Frontit Çlirimtar të Palestinës
30 Shtator, 07:10
ik ore fytyr majmuni ku ke lidhje ti me u krahasu me ate . shikoje fytren tende ne pasqyr me syte pa xham
Përgjigju