Ngjela: Enver Hoxha në vitet
’30, merrej me trafik duhani

Ngjela: Enver Hoxha në vitet<br />’30, merrej me trafik duhani
TIRANE- Avokati heq paralele në familjen Hoxha, teksa nënvizon se geni i trashëgimisë në trafik është i përcjellë nga gjyshi tek nipi. Kështu, Spartak Ngjela thotë se Ermal Hoxha ka ndjekur rrugën e gjyshit të tij të famshëm për trafikun e drogës. Sipas tij, në vitet 30’, Enver Hoxha është marrë me trafik duhani. Me paratë e fituara, sipas Ngjelës, Hoxha bleu Partinë Komuniste. “Historia vjen e përsëritet, dhe do të vijojë të përsëritet në Sagën kriminale Hoxha.

Kurrë mos mendoni se trafiku vjen dhe lind befas në një familje, ai është një tendencë apo një propensitet natyror i trashëgueshem. Kështu është në të gjithë botën: trafikantët janë fis: nga gjyshi te nipi. Kjo ndodhi edhe me familjen apo me Sagën Hoxha. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, sepse edhe Enver Hoxha veprimtarinë e tij politike e ka nisur në funksion të trafikut. Hoxha ishte trafikant i madh në Shqipërinë e pushtuar nga Italia: në Shqipëri dhe në Kosovë.

Enver Hoxha luante mbi 70 përqind të trafikut të duhanit në Shqipëri ne fund te viteve 30′. Dhe këtë mundësi ia kishte dhëne Ibraim Bixhaku, latifondisti i madh i Elbasanit”, shkruan Ngjela në profilin e tij në rrjetin social facebook. Njëherësh ai shpregon se mënyrën e organizimit të këtij trafiku nga Enver Hoxha asokohe, si dhe njerëzit që e ndihmonin në këtë ndërmarrje, e vështorë për kohën dhe vendin ku zhvillohej. “Me anë të nipit të Biçakut, Enver Hoxha luante volumin më të madh të duhanit në tregun shqiptar dhe si trafik kontrabande, në atë të shtuquajturën kioskë që e kishte emrin, Dyqani Flora, e që ndodhej në Rrugën e Dibrës.

Por, kjo s’ka qenë gjë, sepse ajo që e bën të theksohet këtë trafik është fakti se, me paratë e trafikut të duhanit, Enver Hoxha bleu Partinë Komuniste në vitin 1941 dhe, me të, i solli gjëmën Shqipërisë. Bleu me ar të dy jugosllavët që ai vetë, me paratë e tija, i çfliroi nga burgu afër Rogozhinës, dhe, me anë të tyre, vuri në dorë Partinë Komuniste, pa qënë as simpatizat e jo më anëtar i ndonjë grupi komunist. Ja, tani, pas shtatëdhjetë vjetësh, përsëri një trafikant, nipi i Enver Hoxhës, me anë të trafikut të kokainës, sigurisht që ka menduar të blejë Partinë Socialiste.

Nuk e ka menduar keq se partitë shiten e blihen ende në Shqipëri, madje deri dhe me tetë apartamente është shitur njëra në vitin 2003. Por, kjo është sekondare; ajo që vlen të përmendet është fakti që Shqipërinë ka 100 vjet që e marrin në dorë trafikantë dhe hajdutë. Por, ama, ky është bash shkaku që shqiptarët janë padrejtësisht të varfër në këta 100 vjet. Dhe do të vijojnë të jenë po të varfër sa kohë do të drejtohen nga hajdutë dhe trafikantë”, thotë Ngjela. I cili përmes kësaj paraleleje të hequr kërkon të evidentojë faktin se politika duhet pastrtuar.
 
 
Berisha, akuza ndaj qeverisë dhe “Hakmarrja për Drejtësi”
Sali Berisha i është kthyer pasionit të tij të vjetër për “Hakmarrja për Drejtësi”, duke lidhur nipin e Enver Hoxhës me ta dhe duke shtjelluar një telenovelë për lidhjet mes Edi Ramës, nuses së djalit Enver Hoxhës, dhëndërrit të tije “Ce Guevarëve” të rinj si dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar e deri tek nivelet e dyta të qeverisjes. “Kolumbianët e Hakmarrjes për Drejtësi në Xibrakë erdhën nën kujdesin e neo-bllokmenit, Ditmir Bushati!

Të dashur miq, burime të sigurta njoftojnë se "Che Guevara-t" e drogës së "Hakmarrjes për Drejtësi" erdhën në Shqipëri me viza të marra në Beograd, me ndërhyrjen dhe kujdesin direkt të neo-bllokmenit, ministrit të jashtëm Ditmir Bushati. Banda tjetër e Partisë "Hakmarrja për Drejtësi", me kryekumbar Edi Ramen, ka anëtarët e vet edhe në qeveri!!”, shkruajti dje ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në rrjetin social facebook.

Në këtë mënyrë ish kreu i qeverisë e ka shtrirë gamën e akuzave ndaj qeverisë së majtë, duke përfshirë ministrat të rëndësishëm në këto akuza, si pjesa e përlyerjes së qeverisë së Ramës, pavarësisht aksionit brilant të policisë në shkatërrimin e këtij rrjeti të madh të trafikut ndërkombëtar të drogës.
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri