Ka ngjallur debate dhe polemika të shumta dekreti I Presidentit Meta për shkarkimin e Gjeneralmajor Bajram Begajt si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë për ti hapur rrugë kështu votimit të tij në seancën plenare.
Dekreti ka shkaktuar përplasje dhe brenda vetë opozitës ku ish kryeministri Berisha e ka cilësuar si shkelje të ligjeve ndërkombëtare firmosjen e dekretit nga Meta pasi ai nuk ndodhej në Shqipëri.
Duket se avokat Spartak Ngjela i ka hequr këto dyshime pasi me anë të një reagimi në facebook shkruan se Dekreti është juridikisht korrekt pasi është firmosur në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Stamboll pra në një tokë shqiptare.
“Na turpëruan ndërkombëtarisht këta injorantë që nuk njohim normën kryesore të së drejtës ndërkombëtare”, shkruan avokat Ngjela.
“Dekreti i Metës për shkarkimin e gjeneralit Barjam Begaj, edhe pse Meta është jashtë Shqipërisë, juridikisht dekreti është bërë dhe është firmosur në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Sepse akti juridik është kryer në ambasadën e Shqipërisë në Turqi.
Çdo territori i ambasadës shqiptare në çdo vend të huaj është ekstraterritor i shtetit shqiptar.
Asnjë normë kryesore të së Drejtës Ndërkombëtare nuk njohin injorantët që kanë drejtuar Shqipërinë, kur thonë se Presidenti Meta e ka firmosur dekretin e tij dje, jashtë territorit shqiptar.
Ç’janë këta injorantë që nuk e njohin ekstraterritorialitetin si normë kryesore të së Drejtës Ndërkombëtare!
Çdo territori i ambasadës shqiptare në çdo vend të huaj është ekstraterritor i shtetit shqiptar. Dhe çdo ambasadë e huaj me selinë e vet në Tiranë, nuk është juridikisht territor shqiptar, sepse ajo ka ekstraterritorialitetin e shtetit që e ka dërguar.
Është kjo normë e së Drejtës Ndërkombëtare që u jep diplomatëve imunitetin diplomatik.
Kjo është në fakt e Drejta Ndërkombëtare.
Edhe ambasada e Shqipërisë në Turqi, juridikisht, është ekstraterritor i shtetit shqiptar.
Na turpëruan ndërkombtarisht këta injorantë që nuk njohim normën kryesore të së drejtës ndërkombëtare.
Po pse, ju mendoni se hyrja e shqiptarëve në ambasadën gjermane në vitin 1989- 1990 dhe që nuk shkoi Sigurimi i Shtetit dhe Ramiz Alia t’i merrte këta persona, ishte mëshira e Ramizit? Hahahaha
Jo ore jo, se Ambasada Gjermane në Tiranë, me ekstraterritorialitet, quhet ekstraterritor gjerman në Shqipëri dhe është nën juridiksionin e Gjermanisë. Shkelja me dhunë e këtij territorit është gjendje lufte.
E pra, dekreti i Presidentit Ilir Meta për shkarkimin e gjeneralit Bajram Begaj është ndërmarrë si akt juridik në ambasadën e Shqipërisë në Turqi, prandaj, juridikisht, Presidenti ka qenë në një ekstraterritor shqiptar. Domethënë gjatë firmosjes së dekretit të tij, juridikisht, ai ka qenë në Shqipëri”, shkruan Ngjela në facebook.





Komente
Komento