Prej 29 korrikut 2023 Lulzim Basha është rikthyer në krye të PD-së me një kurs të ri që lë pas të shkuarën por dhe grupin e Rithemelimit.
“Nuk kishte si të hynte ndryshe pa pasur një skemë të re. Se, pastaj do të thonin atë gazmoren, U martua Sinani. Kë mori? Atë që kish pasur. Shumë mirë ka bërë. Ashtu duhet të ecë” thotë Spartak Ngjela duke qeshur ndërsa analizon rizgjedhjen e Bashës në krye të PD-së.
Por tani duhet të bashkojë PD-në, të thërrasë rreth vetes intelektualët që dikur kanë qenë pjesë e kësaj partie por janë larguar për qejfmbetje ose nuk kanë pranuar optikën e deritanishme të së djathtës shqiptare.
Në një intervistë për Report Tv, Ngjela e sheh bashkimin si të domosdoshme për të sjellë PD në pushtet.
E ka nevojë primare të ecjes për të marrë pushtetin. Me 16 mijë vota nuk merret pushteti. Basha duhet domosdoshmërisht të bashkojë vlerat e mëdha intelektive që ka PD në perëndim dhe në Shqipëri që kanë qenë të mënjanuar nga lufta politike për karrierë individuale e të vijojë çështjen në funksion të marrjes së pushtetit. Po a ia arrin dot bashkimin kur një pjesë e demokratëve janë tek Berisha? Ngjela beson po nëse do të ketë përkrahjen e Uashingtonit.
Është ky ekuacion. U= B (Uashington është i barabartë me Bashën). Nëse Basha do të ketë përkrahjen e madhe të Uashingtonit gjithçka bëhet. Nga sa po shoh Basha ka përkrahjen e Uashingtonit. Do shohim si të do të precipitojnë ngjarjet në shtator, por nëse do të ketë mbështetjen politike të Uashingtonit gjithçka bëhet. Pse ju mendoni që Partinë Komuniste në 1992 e mundi Saliu? Uashingtoni e mundi. Nëse e përkrah me intensionin e saj të vrullshëm politik dhe përkrahjen amerikane që ka në Shqipëri menjëherë rigrupohet PD dhe është në favor të të gjithëve.
Për Berishën thotë se po e mban peng PD-në por nëse do të ishte i gatshëm të ndihmonte për riardhjen e PD-së në pushtet gjithçka do të ishte dhe në favor të tij.
Spartak Ngjela: “Edhe Berisha në favor e ka por nuk e kupton.
Report Tv: Si e ndihmon
Spartak Ngjela: Sepse nëse e ndihmon PD-në dhe nuk e pengon siç po ndodh, atëherë kryetari i PD do të jetë kryeministri.
Report Tv: Po ai nuk e njeh Bashën?
Spartak Ngjela: Dale se ne jemi në politikë. Nuk ka ‘never” (kurrë) në politikë. Nëse ai do të dijë të bëjë kompromise të ndihmojë riardhjen e PD-së në pushtet pa prezencën e tij, se me prezencën e tij nuk mund të fitojë se është nongrata në Amerikë. Atëherë i lind e drejta kryeministrit dhe maxhorancës së djathtë që do të vijë në pushtet me anë të PD-së ta ndihmojë në Uashington. Shumë e thjeshtë. Kjo është politika. S’ka tjetër! Por a e luan Saliu këtë? Jo Saliu i ka hipur kalit dhe e mban nga bishti! Mirë që e mban nga bishti dhe ai nuk ecën por nuk po e lëshon që ta marrë një tjetër e ta drejtojë. Këtu jemi”
Intervista u dha për gazetarin Nertil Agalliu.
-
Duket qarte qe ngrohja globale po ndikon dhe ne qendrimet e Advokatit..jam i sigurt qe me pare munde te rikthehet ne pushtet ne Shqiperi Ronald Regan a po Mugabe se mjerimi njerezor dhe moral shoku Basha,vetem mendimi qe ky legen munde te vjene ne pushtet eshte fyrje per votuesit dhe popullin ne Shqiperi..po a kaq gomer konsiderohet ky popull sa qe te voton per kete legen a..??
Përgjigju -
po o palle po...amerika nuk do njeeez te korrupruar....basha me saliun ka ngeene ne nje canak....
Përgjigju -
Taku duhet te pije ndonje kokerr qe te kthjellohet pak nga logjika....çprrallis ky tip lolo se LULASHISHALNGJITUR,HAJDUTI ME ÇIZME I RRUGES KOMBIT QE MBUSHI PORTOFOLIN ME MILIONA EURO DO NA VIKA NE PUSHTET....SA TE KA PAGUAR LULASHDHALNGJITURI O MALUKAT AVUKAT? IK RE TAKU IK NGA SYTE KEMBET SE LE LERE,KOLLOQITHJE ME RIGON BREGU PZ! PËËËFF.
Përgjigju -
RESPEKTE pafund pèr AVAKATIN GJIGAND dhe té MREKULLUESHÉM Spartak Ngjela
Përgjigju












Komente
Komento