Ngjela për Report Tv: Fatos Nano, politikan me personalitet! Krijoi parti moderne përballë Saliut pjesë e PP! Rama s'është në nivelin e tij, ka frikë

“Fatos Nano krijoi një parti moderne nga partia më konservatore e më ‘injorante’ e serës së majtë në Europë” ky është vlerësimi i avokat Spartak Ngjela për liderin historik, themeluesin e Partisë Socialiste i cili prej një jave vijon të jetë i shtruar në reanimacion.

Në një intervistë për Report Tv Ngjela paraditen e sotme thotë se Nano arriti të krijonte një parti moderne socialdemokrate duke dhënë një ndihmesë të madhe në demokracinë e vendit dhe se historia duhet të shkruajë për rolin e tij në sistemin politik shqiptar.

“Nano kishte personalitet. Krijoji një parti moderne nga parti komuniste e bëri socialdemokrate, nga parti me shekuj prapa e solli në kohën tonë e pas saj u bë e fortë. Dhe ja ku e kemi ende në pushtet. Jo se PS po tregohet intolerante ndaj demokracisë brenda vendit por brenda partisë së vet nuk ka konflikt. Historia duhet ta trajtojë këtë cështje.

Kujton vitin 1991 kur Nano u zgjodh kryetar i PS-së. Pranon se ishte skeptik dhe nuk besonte se do të bënte ato reforma që ndërmori më pas.

“Kur e pashë që u zgjodh kryetar nuk kisha shumë besim por kur pashë që brenda 3 ditësh eliminoi byronë që vinte nga Partia e Punës (PP) e kuptova që kishte personalitet. Të gjithë reformat e brendshme që mori e la hapësirë të madhe debati e kuptova që do krijonte një parti moderne. Përballë tij ishte një parti me Saliun pjesë e liqenit të vjetër të Partisë së Punës" tregon Ngjela për Report Tv.

Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.

Një tjetër shenjë se Fatos Nano ishte një politikan modern ishte dhe fakti që kur u bë kryeministër  nuk u hakmorr ndaj Sali Berishës  

“Kur e mori Nano u kuptua që do të kishte një frymë të re. Nuk u hakmorr me Saliun pavarëisht se Saliu e kishte burgosur me budallalliqe dhe gjykatë injorante që e akuzoi Nanon për vjedhje në favor të të tretëve. Edhe një student i vitit të tretë të juridikut do të qeshte. Se nuk ka vjedhje në favor të të tretëve. Ka bashkëpunim. Ajo doli nga burgu riformoi më fort PS. Krijoi principet e para të partisë socialdemokrate"

Ngjela ia dedikon Nanos dhe faktin që PS sot është një parti e fortë. Por ndryshe nga Nano që ishte liberal, Rama nuk po lejon demokracinë e brendshme

"Rama nuk është në nivelin e Nanos. Kryeministri aktual ka frikë. Nano nuk kishte frikë. Rama nuk lejon konkurencën e brendshme. Jeni gazetarë investigoni. Nuk e lejon Rama idenë kundër siç e lejonte Nano. Një parti është konkurencë individësh në të njëjtën parti ku secili tenton për të qenë kryetar. Kjo është norma 1 e politikës. Mos shikoni partitë mesjetare ku njëri lë djalin e tjetri vajzën. PS është Partia më e fortë, i fiton prapë zgjedhjet por nuk ka konflikt demokratik të brendshëm. Kjo shterpëzon partinë për të mos patur ide”

Kryeministri Edi Rama e nderoi sot me medaljen e Yllit të Mirënjohjes Publike për gjithçka të mirë që i dha vendit, dhe theksoi sot se Nano meriton lutjet e të gjithëve.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O spartak: 31/08/2023 15:06

    O spartaku i dergjur burgjeve te komunizmit e i persekutuar, o spartaku i shpirtit te lire demikratik, nga ç’hale del ti psikopat e i thur lavde fatos nanos nje njeriu perves, pijanec me nje mije e nje vese ??!!!! Po ne kohen e ketij kryeminister ky rinte kabareve te greqise mor legen, pinte e defrente andej si ordiner. Po sa te shkurter e keni kujtesen e sa driteshkurter i mendoni kete popull qe ne kuptimin e plote te fjales eshte bageti. Ju dogj barku sot spartak torollakut, ose me fal spartakut te FBI shqiptare na flet per nje ish kryeminister qe ka vjedhur ka shperdoruar ka lene nam ne kohen e vet bashke me nje tufe ministrash hajdute e 99nentsha. Nga Fatos Nano e Sali Berisha duhej filluar ndeshkimi i drejtesise se re, qe kurre ska per te ndodhur ne kete vend te mallkuar. Meruni tani nja nje jave me fatos pijanecin.

    Përgjigju
    • Ballkanas: 01/09/2023 01:05

      Ke shume te drejte O Spartak mos harro se keta jane femijet e udheheqjes komuniste e shikon sa te dashur jane me njerin tjetrin Democracia nuk eshte ne gjenet e tyre vetem Eforizmi ,Egoizmi dhe shume epitete te tjera i pershtaten kesaj Pjelle Bastardesh

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana