TIRANË- Në një intervistë për Report Tv, avokati Spartak Ngjela është shprehur se për sa kohë Sali Berisha do të jetë në krye të PD-së, ajo do të vijojë të jetë e përçarë. Përballë gazetarit Nertil Agalliut, Ngjela tha se nëse Berisha do të largohej, atëherë PD-ja do të do të forcohej brenda 2 muajsh dhe do të ishte një alternativë shumë e fortë.
“Po të largohet Berisha, PD forcohet për 2 muaj dhe hyn në zgjedhje menjëherë në konkurrim për të fituar”, tha Ngjela.
Duke komentuar protestën e sotme, avokati tha se ishte shumë e dobët dhe se edhe vetë Berisha dhe Meta ishin të vetëdijshëm që nuk kanë mbledhur rreth vetes aq sa pretendonin.
“Ishte e dobët. Ata e ndjenë vetë se Saliu nuk dha numër. Duhet ta priste këtë se është nxituar. Ishte një protestë pa kauzë. Nëse Rama është i implikuar duhet ta marrin në hetim ata”, shtoi Ngjela.
Protestën e së hënës që u njoftua nga Berisha, avokati e komentoi me ironi.
“Pse se bëri revolucionin sot? Nuk e bëri sot dhe e shtyu të hënën, nuk kishte njerëz, mund të ketë pasur edhe një paralajmërim nga ndërkombëtaret, fakti që nuk kishte përkrahje, nuk kishte një masë kompakte. Nuk kemi gjë të hënën”, përfundoi avokati.
Në fund, faktin se Berisha nuk ka mbledhur shumë njerëz në protestë, ka ndodhur për shkak se Rama shihet si e keqja më e vogël për qytetarët, krahasuar me Berishën.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, kur duhet të mbahen zgjedhjet per kryetarin e ri?
-
Në korrik
51.8%
-
Pas korrikut
22.6%
-
S'kam mendim
25.6%
Vota total: 199
Lajme të tjera
-
'Mesazhi' i Yuri Kim me vizitën në Tropojë
30 Maj, 20:00
-
Spartak Ngjela: Pse është shqetësuar kaq shumë Greqia për arrestimin e Belerit?
24 Maj, 20:03
-
Ngjela: Berishës s’iu vodhën zgjedhjet, demokratët abstenuan! Largimi i Saliut, zgjidhje për PD
20 Maj, 13:01
-
14 Maji/ Spartak Ngjela: Nëse opozita humb, Berisha duhet të ikë dhe të çlirojë të djathën! Demokratët shohin emrin e Metës dhe nuk votojnë
7 Maj, 13:38
-
Vendoret/ Ngjela: Berisha i ‘bie në qafë’ vendit me një non grata mbi supe! Me PD-në e përçarë, PS e ka të sigurt fitoren
29 Prill, 13:09
-
Krimi i vrasjes në Shqipëri që nisi nga ’97-a
29 Prill, 09:53
-
Ngjela në Report Tv: Të fitosh ndaj Veliajt duhet të kesh bërë dy beteja elektorale! S’ka vota Berisha në Tiranë
10 Prill, 13:51
-
Spartak Ngjela: Pse doli mendsh Saliu, me sulmet e fundit ndaj Yuri Kim
6 Prill, 19:54
-
PD ende pa vendim për zgjedhjet e 14 majit, Ngjela: Alibeaj i paaftë, del nga kriza vetëm nëse çon personalitete në zgjedhje! Berisha-Meta, të mërziturit e humbur
26 Mars, 14:05
-
Saliu në 3 mars nuk mori një, por dy goditje vdekjeprurëse
6 Mars, 18:05
-
Apeli i dha vulën Alibeajt, Ngjela: Berisha s'mund të regjistrohet në zgjedhje nën siglën e PD, KQZ të mos bëjë shkelje! Rama i mërzitur që po bie Saliu
5 Mars, 16:34
-
Hetimet e SPAK për zyrtarët e lartë, Ngjela: Ka lëvizje të reja pasi erdhi Dumani në krye! Koha tregoi se politikës amerikane po i del optika
24 Shkurt, 22:28