Avokat Spartak Ngjela në një intervistë për Report Tv thotë se politika nuk do të mund të ndaloj zbatimin e reformës në drejtësi, pavarësisht përpjekjeve. Sipas tij, zbatimi i reformës në drejtësi ndiqet nga afër nga faktori ndërkombëtar. Faza e parë e zbatimit të reformës në drejtësi, sipas Ngjelës po shkon sipas parashikimeve dhe këtë fat ai e parashikon edhe për 3 faza të tjera, deri në hetimin e zyrtarëve të lartë.
Ngjela e sheh politikën të trembur, ndërsa thotë se të korruptuarit nuk do të kenë shpëtim. Sipas tij, politika e SHBA dhe BE kanë vendosur që shqiptarët ti qeverisë një klasë e re politike e pakorruptuar.
Dështimin më të madh të Ramës, ish-bashkëpunëtori i tij e sheh politikën e jashtme. Kur e pyet për ministrat më të dështuar dhe ata më të suksesshëm, Ngjela i vendos në një emërues të përbashkët, kryeministrin. Ndërsa për bashkëpunimin PD dhe LSI, Ngjela thotë se nuk kanë besim tek njëra-tjetra.
Ja cili* eshte. Nuk i keni bazat e drejtshkrimit.
Përgjigju