Ngjela: SHBA-BE duan 'kokën' e Ramës, Tahiri të thotë të vërtetën, beteja sapo ka nisur

Ngjela: SHBA-BE duan 'kokën' e Ramës, Tahiri të thotë të vërtetën, beteja sapo ka nisur

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike në emisionin ’45 minuta’, të gazetarit Denis Minga, në Report Tv. Ngjela vlerësoi vendimin e ish-ministrit Saimir Tahiri për dorëzimin e mandatit të deputetit, duke thënë se bëri mirë, pasi vendosi të përballet.

Avokati komentoi dorëheqjen e Tahirit, duke e lidhur me dy arsye kryesore, që sipas tij, e para ka të bëjë me betejën politike, pra që ish-ministri ka vendosur të përballet dhe jo të fshihet si kalama pas hijes së Ramës, dhe e dyta, mund të jetë një kompromis me kryeministrin Rama.

Nga ana e tij, Ngjela tha se shpreson të jetë arsyeja e parë dhe që Tahiri të përballet, duke treguar të vërtetën për të rimarrë dinjitetin, ndërsa shtoi se një ministër i Brendshëm nuk mund të bëjë kurrë trafik narkotikësh pa dijeninë e kryeministrit. Duke sulmuar kryeministrin Rama, avokat Ngjela deklaroi se ai ka më lidhje me amerikanët dhe se këta të fundit në union dhe me gjermanët nuk do ta mbajnë pas largimit të Tahirit.

Intervista e avokatit Spartak Ngjela në emisionin '45 minuta'

Ju e keni paralajmëruar, e prisnit sot dhe a ka lidhje me vizitën e Ramës?
Ka dy arsye për dorëheqjen e tij. Kur nuk di të bësh betejë ke hyrë kot në politikë. Ai thotë ‘jam i pafajshëm’, por i pafajshmi të rrëzon, të shkatërron. Mënyra si foli sot tregon se ka hyrë në betejë, por më mirë të kishte hyrë 6 muaj më parë.

Fliste kundër të gjithëve ...
Nuk e di çfarë sensi ka. Arsyeja e parë e dorëheqjes së tij, po ke hyrë në politikë duhet të bësh beteja. Është normale të përplasesh. Në Shqipëri nuk kishte ndodhur, bëri mirë. Do fshihej si kalama pas hijes së Ramës, do ishte e turpshme. Arsyeja e dytë mund të jetë një kompromis me Ramën. Tahiri duhet të luftojë i pavarur, se nëse është e vërtetë ajo që ka bërë e ka me urdhër. Nuk mund të bëjë ministri i Brendshëm trafik droge pa dijeninë e kryeministrit, harroje. Nga Tahiri shqiptarët do të kërkojnë të vërtetën. Tahiri duhet të tregojë të vërtetë. Kjo është njëra anë e medaljes. Medalja tjetër, nuk besoj të ketë kompromis me Ramën. Edhe nëse ka kompromis nuk mund të zbatohet. ‘Çdo njeri në kohë të ndryshme del nga vetvetja’. Shpresoj të jetë e para, që Tahiri të rimarrë dinjitetin dhe të tregojë të vërtetën.

Nëse nesër arrestohet Tahiri, do ishte më i predispozuar të thoshte të vërtetën?
Nuk e di, unë i kam kërkuar të jetë dinjitoz, të thotë të vërtetën. Mesa pashë, më duket se qarqet gjermane thonin se Hahn ka humbur avionin. Do presim të shohim. Gjersa thotë se ‘humba avionin’, është kthyer për t’u konsultuar me Merkel, sepse ka ardhur siç duket me motiv të rëndë. Ai motiv nuk ekziston më.

Ka lidhje të fortë me vizitën e Ramës dhe rastin Tahiri?
Pa diskutim.

Kush është kthjelluar?
70% e fjalimit tregonte se ka marrë forcë ai, 30% thoshte që jo. Ai e ka marrë forcën, por duhet të rregullojë motivin. Motivi është ‘ruaj dinjitetin tënd në funksion të së vërtetës’

Ai sulmoi edhe Xhafajn, pse?
Tre goditje kanë lidhje me njëra-tjetrën. Goditja e Xhafajt dhe dy ambasadorëve kanë konfeksion.

Paralajmërohen zhvillime?
Ta lëmë me kaq.

Largimi i Ramës për negociatat, i mbeteni kësaj?
Kur i kërkojnë Tahirin e kanë me Ramën apo me Tahirin? Është pyetja. Nëse Rama nuk kishte frikë se Tahiri mund ta implikonte nuk do ta mbronte. Rama nuk është burrë shteti dhe as do bëhet ndonjëherë. Që është në dijeni kryeministri këtë harroje se kjo është abc-ja, s’bën ministri një veprim të tillë pa e ditur kryeministri. Është budalla, nëse thotë se e ka bërë vetë. Ç’e do pushtetin ky mavri, që s’ka as para.

Deri në qershor priten zhvillime të tjera, tronditje nga të dyja anët?
Sot i tronditi të dyja anët, edhe Saliu ishte i trembur. Rama pret, se thotë ‘do më mbajnë pas Tahirit’. Unë them se nuk do ta mbajnë. Nuk ka lidhje më me Amerikën Rama.

Nëse nuk do pranojnë Ramën, kë do pranojë perëndimi?
Perëndimi nuk është anti-votë, por anti-politikë. Nëse ti bllokon politikën, unë zhbllokoj politikën. Mazhoranca nuk diskutohet, por ç’do bëhet me Ramën do presim.

Shikoni njeri pas Ramës?
Nëse Rama ikën, konsultimi kryesor për kryeministrin e ri do jetë me Uashingtonin.

E keni bindje këtë, se mbetet e paqartë që një kryeministër të japë dorëheqjen ...
E ka dhënë Nano dy herë dorëheqjen dhe s’ka qenë në pozita kaq të vështira. Njëherë ishte në pozita të vështira, kur e ndjeu se nuk e mbështeste Amerika. Këta janë nën nivelin e detit, Nano nuk ishte kaq keq.

A është fushatë që paralajmëron zgjedhje?
Hoxhizëm. Do ketë nga ata të vjetrit që e mësojnë. Skema e tij prej budallai, por ai e izoloi, këtu tallet populli me të.

Si e priti opozita largimin e Tahirit?
Ishte befasi. Saliu ishte çoroditur, kreu i grupit foli përçart, Rama nuk diti t’i përgjigjej fare. Rama notonte në zhivë, nuk merrte vesh gjë fare, ishte i mbytur. Ishin të tre të mërzitur, por motivin nuk e di. Rama nuk di si do dalë Tahiri, kurse ata ishin të mërzitur për Ramën. Nëse bie Rama, s’ka më Sali. Saliun e mban Rama.

Peshqit e mëdhenj, ky është në këtë drejtim?
Saliu flet ato që nuk i beson, mos e dëgjoni. E ka psikikën gënjeshtare, nuk di të thotë të vërtetën. Ambasadori Lu është politika amerikane këtu dhe e ka bërë shumë mirë. S’kam folur ndonjëherë me të. Me aq kohë sa ndenji i njohu, se është vështirë të njihet psikologjia otomane. Fakti që ka thënë se do ketë ngjarje deri në qershor, futjen e Shqipërisë në BE e do Uashingtoni dhe Gjermania e ka pranuar, duke ndarë dhe interesat e veta. Ka një kërkesë amerikane që Shqipëria do të hyjë në BE, sepse ka një aleancë të fortë me Shqipërinë në zonë. Amerika dhe Gjermania janë në union sa i përket lidershipit shqiptar. Erdogan është i papranueshëm për Amerikën, ky niset dhe shkon në Ankara.

Për këtë, gjermanët gjetën rastin dhe ja shpërthyen të gjitha pakënaqësitë në funksion të politikës gjermane dhe jo të asaj amerikane. Për këtë, ata në union nuk e pranojnë kryeministrin Rama, por ky është kaq mendjelehtë sa thotë se ‘po shkoj tek Erdogan’. Ata i nxorën Philips, i cili ja bëri të qartë se ai flet kot, i tha se ‘ti ke thënë 30 mln euro për xhami dhe thua se ke frikë nga islamizmi’. Për këtë, ky njeri nuk mund të vazhdojë të rrijë kryeministër, mund të diskreditojë totalisht PS. Ata presin që ky të largohet, kështu mendoj unë dhe nuk gaboj.

4 gjyqtarë e prokuror mbeten në rrjetën e Vettingut, dy prej tyre shumë të lartë, kjo do të thotë se reforma është në rrugën e duhur?
Lu tha se janë gati KLGJ dhe KLP. Vettingun e bëjnë të huajt, pra ata kanë mbaruar, por nuk kanë hyrë në proces. Mendoj se do t’i fusin bashkë të gjithë. 60% e gjyqtarëve do të eliminohen. Kemi kapacitete për t’i zëvendësuar. Do vazhdojnë magjistratët.

Mund të jenë në lartësinë e duhur këta magjistratë të rinj?
Pse këta që kemi çfarë janë? Të gjitha gjykatat do kenë këshilltarë të nivelit të lartë, siç është ONM sot.

Zhvillimet politike në PD, si doli kjo parti pas Kuvendit?
Kërkon shpëtim, duke shkatërruar krejt partinë. Saliu dhe Basha duan të djegin partisë që të shpëtojnë shtëpinë e tyre.

Marrëveshja me Greqinë do arrihet në maj?
Mund të jetë e mundur nëse palët kanë rënë dakord. Është marrëveshje e bërë nga Uashingtoni. Është mbyllur ajo histori, mos e zgjasni kot. S’ka votë greke që guxon të dalë kundër Gjermanisë. Ku ka Greqi të pavarur.

Skenari për Mitrovicën ...
Nuk mund të ekzistojë. Për problemin e Kosovës nuk ka Gjermania asgjë në dorë. Luftën e ka bërë SHBA. Ai ka në dorë të bëjë iluminatin demokratik të Kosovës. Mendimi i tyre ka qenë të bënin një Shqipëri të dytë të nivelit të lartë, por nuk po e bën dot. Haradinaj është më në linjë të fortë për këtë që po them.

Raportet e Ramës me Erdogan kë rrezikojnë Shqipërinë apo Ramën?
Ramin, asgjë Shqipërisë. Ata qeshin. Rama nuk është më te pikëpyetja, por te shkrepësja, që të marrë zjarr, të shuhet si kryeministër.

Pse dështoi Rama të ndryshojë sistemin?
Mendon se Rama krijon sistem? Rama nuk ka një doktrinë. Unë kam bashkëpunuar politikisht me të. Ai s’ka doktrinë.

Aleanca PD-LSI mund ta përballojë PS në zgjedhjet e ardhshme?
Jo nuk e përballon. Socialistët janë të garantuar, sepse do goditen më pak nga korrupsioni. Shenjat janë që atyre ju ikën një masë shumë e madhe, një bashkësi më e madhe se socialistët, që do preken pak, në majë të tyre. Faktet e Tahirit nuk i ka nxjerrë e hetuar Shqipëria, por ndërkombëtarët. Ata e dinë vetë si i nxjerrin. Tahiri u eliminua me presion gjerman, por që kërkoi të automotivonte veten. Pas kësaj do vijë Hahn në Shqipëri, të shohim çfarë do na thotë.

E djathta do jetë kështu gjithmonë?
Opozita nuk humbet asnjëherë si frymë, por si politikë. Fryma opozita është shumë e madhe ndaj Ramës, por politika e Berishës nuk është për opozitën, por për veten. Realiteti nuk është ky. Krizat opozicionale mund të nxjerrin lëvizje të forta.

LSI, frymë opozitare apo ...?
Nuk ka funksion fare.

Keni koment për Liri Belishovën?
Ishte nga më të mençurit në partinë Komuniste, por jo në rangun e të parëve që vrau Enver Hoxha, ishin më perëndimor se kjo. Kjo nuk e rrëzoi, sepse u lëkund. Gaboi në politikë. Ajo nuk pati kurajo ta mbante vetën dhe mendoi të drejtonte Hoxhën, por ky i fundit nuk bëhej kukull.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fadil plhe gjoleka: 04/05/2018 12:37

    O taku të lutem mos ja fut pordhës se s'bohen punët ashth si thua ti krykrimineli i kombit Shqiptar salhe fundrina e ka bo leshin kaçurel që ska gërshër që e qeth ka bër probleme që duhen vite për tu zgjidh.

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/05/2018 09:58

    I prishur nga mëndja

    Përgjigju
  • Tahipi: 03/05/2018 18:36

    Do Zoti e te del I her paraahikimi zoti Ngjala

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë