Qyteza e Thumanës është një nga zonat më të prekura nga tërmeti i rënë orët e para të mëngjesit të sotëm. Ndërkohë bashkia Kurbin ka ngritur çadra pranë gjimnazit të qytetit për kalimin e natës së sotme për banorët të cilët i kanë të pabanueshme shtëpitë e tyre, dhe që  fatkeqësisht janë një numër i madh. Në Mamurras, familjet në nevojë po akomodohen në çadrat e ngritura në oborrin e shkollës “Migjeni”. Gjithashtu janë shpërndarë çadra dhe do shpërndahen në vazhdim nëpër banesa.


Lajmi kryesor:

Të frikësuar, mijëra banorët kalojnë natën në çadra! Dy autobusë nga Durrësi nisen drejt Kosovës (FOTO)