TIRANE- Rastet e korrupsionit te gjyqtarët dhe prokurorët do të hetohen nga një Strukturë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila është propozuar të krijohet në kuadër të reformës në drejtësi, si pjesë e paketës kushtetuese. “Shqiptarja.com” zbardh sot propozimet e ekspertëve të drejtësisë për ndërhyrjen në kushtetutë, mbi mënyrën sesi do të luftohet fenomeni i korrupsionit në radhët e gjyqësorit. Drafti parashikon ngritjen e strukturës antikorrupsion e cila do të asistohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit (e cila ka një gamë më të gjerë të hetimit të veprave penale, përfshirë edhe krimet) dhe do të ketë në përbërje gjyqtarë të shkallës së parë dhe Apelit, prokurorë si dhe përfaqësues të policisë gjyqësore.