Ngritja e KLP-së, prokurorët në fushatë për vota, zbulohen emrat që përmbushin kriteret për Kryeprokuror

Kur kanë mbetur më pak se tetë ditë nga konstituimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prokurorët nisin fushtatën për të marrë pëlqimin e kolegëve të tyre, ndërsa KLP pritet të propozoj edhe emrin e kryeprokurorit të ri. Në garë për 6 vende prokurorësh për në KLP janë 10 prokuror, mes tyre Besnik Cani prokuror në Elbasan, Anila Leka prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, Antoneta Sevdari prokurorja e Dosjes ‘CEZ”, Arben Dollapaj prokuror në Apelin e Shkodrës.

Të kualifikuar për të garuar në KLP janë prokurori i krimeve të rënda Besnik Muçi ish kandidat për kryeprokuror, Dritan Prenci dhe Genti Osmani prokuror të Krimeve të Rënda dhe të dosjes hetimore “Habilaj” në të cilën hetohet dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Me sukses Vettingun kanë kaluar edhe Kostaq Beluri Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme ish drejtues i prokurorisë Vlorë, Vate Staka prokuror në Shkodër, Bujar Shehi prokuror nga apeli i krimeve.

Krijimi i KLP-së do t'i hapë rrugë ngritjes së SPAK si dhe propozimit të emrit për Kryeprokur të Republikës e cila është një ndër kompetnecat e KLP-së?

Burime për Report Tv sqaruan se fill pas ngritjes së KLP-së e cila do të përzgjedhë kreun e saj nga 5 përfaqësuesit jashtë sistemit të akuzës do të propozojë dhe tre emra për kryeprokuror. Sipas nenit 148/a të kushtetutës KLP, bazuar në një thirrje publike dhe procedurë transparente, përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar dhe ia përcjell Kuvendit, sipas ligjit. 

Por si zgjidhet Kryeprokurori dhe cilët janë kandidatët që plotësojnë kushtet?
Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. 

Sipas listës së prokurorëve që kanë kaluar Vetting dhe plotësojnë kushtet për të qenë kryeprokuror janë Arta Marku e cila ka statusin e magjistrates, Besnik Muçi i cili ka garuar edhe më parë dhe ka gradën shkencore si dhe ka mbushur kushtin e 15 viteve pune e po ashti dhe Arben Dollapaj i cili disponon gradë shkencore.

E në rast se kuvendi nuk arrin të përzgjedh me votë një nga tre emrat që do të dërgoj KLP-së atëherë sipas paragrafit katër po të njëjtit nen 148/a, është KLP ajo e cila emëron kryeprokurorin me kushtin që ai të jetë i pari nga renditja e tre garuesve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja