TIRANË- Komisioni parlamentar i Integrimit shqyrtoi sot projektpropozimin për ngritjen dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE), një institucion që do të jetë në varësi të Kuvendit. Projekti i sjellë nga qeveria është në vijim të rekomandimeve të dala nga niveli i dialogut të lartë BE-Shqipëri.
Drafti që po diskutohet në komision, pa praninë e opozitës së djathtë, propozon që KKIE të jetë struktura më e lartë këshilluese e procesit të integrimit, me qëllim çuarjen e vendit përpara në arritjen e reformave të nevojshme për t'u afruar me BE-në.
Ndërkohë, me këtë propozim është njohur më herët dhe opozita, e cila, përmes kryetares së komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu ka kërkuar që Këshilli të drejtohet prej saj.
/ATSH/