"Inkurajim, besim dhe mbështetje për SPAK-un". Kështu e nis reagimin e tij, ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama. Për Ramën, SPAK me mbështetjen e SHBA-së, është një garanci e madhe për një institucion të pandikuar politikisht.

“Me betimin e trupës së prokurorëve të SPAK-ut para Presidentit të Republikë, nis nga puna një prej institucioneve më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi.

Inkurajim, besim dhe mbështetje të plotë për SPAK-un, në zbatim të ligjit me integritet moral dhe profesional. Suksese SPAK-ut në përmbushjen të misionit dhe pritshmërive në zbatim të ligjit.

Mbështetja e SHBA për SPAK-un, garanci e madhe që shqiptarët të presin me besim jetësimin e një institucioni të pandikuar politikisht dhe kredibël në zbatimin e ligjit, në luftën e vendosur dhe me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Ngritja e SPAK/ PD: Është koha që prokurorët t'i japin fund pandëshkueshmërisë! Kryemadhi: Koha e 'të fortëve' mbaroi