/ATSH-DPA/ - Pavarësisht një klime tensioni dhe frike, miliona nigerianë janë grumbulluar sot para qendrave të votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të shtyra për shkak të dhunës nga organizata terroriste Boko Haram.
Të paktën 14 kandidatë presidencialë po konkurojnë për shefin e shtetit me ekonominë më të madhe në Afrikë.
Kjo garë do të jetë tepër e fortë sidomos për Goodluck Jonathan, 57 vjeç, dhe ish-liderin ushtarak, Muhammadu Buhari, 72.
Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 GMT për të verifikuar regjistrimin dhe për kontroll armësh, në ndërkohë që votimi do të fillojë në orën 13:30.
Në zgjedhje janë thirrur 68,8 milionë persona, që do të votojnë në mbi 150 000 qendra votimi, që ruhen nga 360 000 policë.
Nigerianët do të zgjedhin sot edhe parlamentin, që ka 360 deputetë në Asamblenë Kombëtare dhe 109 deputetë në Senat.
/Shqiptarja.com