Nikolla: 25 prilli, një referendum për të nxjerrë në mërgim Berishën, për të larguar Metën nga presidenca dhe për të vendosur Kryemadhin në krye të minorancës (VIDEO)

Ish ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe drejtuesja e politike e Partisë Socialiste për qytetin e Lezhës, tha se në 25 prill lezhjanët do të votojnë Partinë Socialiste, sepse është partia që ka treguar se di të punojë.

Nikolla tha se lezhjanët e dinë që vota për Lulzim Bashën është një votë për Sali Berishën dhe për Ilir Metën. Më tej ish-ministrja theksoi se 25 prilli do të jetë një referendum për të nxjerrë në mërgim Sali Berishën, për të larguar Ilir Metën nga presidenca, dhe për të lënë Monika Kryemadhin në krye të minorancës.

‘Njerëzit që kanë treguar që dinë të punojnë dhe kanë treguar se nuk ka asnjë ditë kohë për pushim janë Edi Rama dhe Partia Socialiste. Lezhjanët kanë kuptuar se Lulzim Basha është në krye të një SHPK-së, që drejtohet nga Sali Berisha dhe nga Ilir Meta dhe që kanë të gjitha aksionet. Në dukje duket si i parrezikshme për demokracinë, por në fakt vota për Lulzim Bashën, është vota për të rikthyer Sali Berishën dhe Ilir Metën në krye të pushtetit. Në 25 prill lezhjanët do të zgjedhin njeriun që ka sfiduar dy momente tejet të vështira siç është pandemia dhe tërmeti. Por do të bëhen bashkë në një referendum, që është një referendum për zhvillimin, për të vijuar Reformën në Drejtësi, është një referendum për të nxjerrë Sali Berishën në mërgimin e tij me qytetarin dixhital, për të larguar Ilir Metën nga presidenca dhe për të lënë Monika Kryemadhin në krye të minorancës. Prandaj ne e dimë sesa e rëndësishme është vota për PS-në për të vijuar betejat dhe për të finalizuar këtë beteja të nisura.’- tha Nikolla.


Lajmi kryesor:

Rama nga Lezha: Ëndrra që më lë pa gjumë, sigurimi masiv i vaksinës! Basha t’u tregojë shqiptarëve një gozhdë që ka ngulur në mur! Rindërtimi i pandalshëm


M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi