ELBASAN - Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka qenë e pranishme në festën e maturantëve në qytetin e Elbasanit , ku edhe një herë është shprehur se Matura Shtetërore ofroi një standard të unifikuar në të gjithë vendin. Ishin 13 maturant të cilët dolën më pikë maksimale në provimin e maturës shtetërore të bërë nga M.A.S. Të pranishëm ishin edhe kreu i bashkisë, Qazim Sejdini dhe Prefekti i qarkut, Arben Kamami.
"Të dashur maturantë, bashkarisht me ju ne po ndërtojmë një model të ri për shoqërinë shqiptare, modelin e arritjeve me ndershmëri dhe vullnetit të qartë për meritokraci. Këto janë modelet që do të mundësojnë reformimin dhe ndryshimin e thellë të shoqërisë shqiptare, si një nevojë e domosdoshmëri në rrugëtimin tonë drejt familjes europiane",- tha Nikolla.
Ajo theksoi se statusi kandidat për Shqipërinë, është vullnet i qartë për mbështetje në rrugën e reformave dhe modeleve të reja si ai që u arrit falë mirë administrimit të Maturës Shtetërore 2014. Pas fjalës së saj përshëndetëse, në festën e organizuar nga DAR Elbasan, Ministrja zhvilloi një takim me maturantët e ekselencës, të cilët i përgëzoi për arritjet dhe i siguroi për mbështetjen e saj në rrugën e dijes.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com