Nikolla ne klasat dixhitale:Kontrolli
i prindërve tashmë mundësi reale

Nikolla ne klasat dixhitale:Kontrolli<br />i prindërve tashmë mundësi reale
Mundësitë e prindërve për të kontrolluar fëmijët e tyre në shkollë janë rritur falë teknologjisë. Edhe në Shqipëri prindërit përmes një aplikacioni në celular tashmë mund të kontrollojnë fëmijët e tyre nëse shkojnë apo jo në shkollë e për çfarëdolloj problem tjetër.

Prindërit e fëmijëve të gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet janë të parët që kanë mundësinë të përdorin këtë aplikacion duke u lidhur direkt me stafin e mësuesve.

Nikolla

Prezantimi i këtij aplikacioni është bërë gjatë një vizite që Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla zhvilloi në një nga klasat dixhitale.
 
Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për prindërit të cilët kanë marrë përsipër gjithë koston financiare për këtë aplikacion i cili do aplikohet si projekt pilot në shkollën “Sami Frashëri” duke e kthyer më pas, në model edhe për shkollat e tjera. Falë këtij partneriteti të rëndësishëm me komunitetin, tashmë mësuesi do të ketë mundësi të informojnë prindërit në kohë reale për gjithçka që ndodh me nxënësit në shkollë”, tha Lindita Nikolla.
 
 
Nikolla tha se aplikacioni është një risi e rëndësishme e po ashtu njoftoi se po bëhet gati regjistri elektronik si dhe së shpejti do të nisë trajnimi i mësuesve.

Falë investimit prej 3.5 milionë dollar të qeverisë shqiptare, tashmë në 60 gjimnaze në gjithë vendin është realitet kjo metodologji e re në klasat inteligjente dhe besoj që rezultatet e nxënësve do të jenë model suksesi. Ne jemi të vendosur që jo vetëm ta bëjmë efikase këtë metodologji edhe në lëndët e tjera, por ta shtrijmë në të gjitha gjimnazet”, u shpreh Nikolla.

nikolla

Aktualisht janë 120 klasa dixhitale në 60 shkolla në të gjithë vendin, por vitin e ardhshëm ministria synon që ta rrisë këtë numër.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)