Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth tre ditë më parë, ku një fëmijë vetëm 3-vjeç ka ndërruar jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare ‘Splendent’ të rruga e Kavajës. Mjekja dentiste që u mor me dhëmbët e vogëlushit, është Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxhos i cili ka injektuar narkozën. Familjarët kanë kallëzuar mjekun duke e akuzuar se i ka injektuar dozë të lartë narkoze.
Mes shumë reagimesh, ishte dhe ai i aktores Eliona Pitarka, e cila mes lotësh tregoi se një vit më parë kishin dërguar nipin tek klinika dentare e mjekut Roland Xhaxho, dhe se pasi e kishin marrë në shtëpi, i ishte dashur 5 orë që t’i dilte narkoza.
Ajo shton se edhe pse kanë telefonuar mjekun dhe recepsionin, askush nuk i është përgjigjur.
“Para një viti kemi dërguar nipin tonë në atë klinikë. Pas narkozës që i ka aplikuar nipit tim për mbushjen e kësaj dhëmballe te kjo klinikë, iu desh 5 orë që të zgjohej. Pasi është zgjuar nipi kishte marrje mendsh, fliste përçart, ka vjellë. Dhe ajo klinikë asnjëherë nuk na u përgjigj në telefon për të na thënë nëse kjo ishte normale. Dhe pengu im më i madh është që nuk e bëra publike atë rast. Dhe them peng sepse kur i tregova rastin tim babait të 3 vjeçarit tha: “Ku ta dija unë se ku e çova djalin. Nëse do e dija nuk e kisha çuar”. Dhe ndjehem fajtore që nuk e bëra publik rastin”, thotë ajo mes lotësh.
Familja Spahiu e denoncoi ngjarjen në komisariatin nr 4. Rasti në ngarkim të mjekut Roland Xhaxhos, është referuar në prokurori për veprën penale “neglizhencë në mjekim." Në hetim është edhe mjekja Ina Xhaxho. Po ashtu mësohet se Urdhri i Stamatologut ka nisur verifikimet për këtë rast.
1. Ngushellime familjes per humbjes e engjellit te tyre. 2. Kjo zonja eshte aktore, blogere etj dhe po ben aktrimin e rradhes per like dhe followersa. 3. Nuk mund te gjykojme kush eshte fajtori apo shkaku kur nuk dime ngjarjen dhe nuk jemi profesioniste. Gjyshi megjithe dhimbjen qe ka dhe do patjeter nje shkaktar, te jete me i sinqerte ne historine. Nuk tha qe ishte operuar nga zemra ( doli nga deklarata e mjekut). Njehere tha e moren ne shtepi ishte me 38 temp, i dhame ilacin dhe iu rrit ne 39,2 a 39.3 dhe e çuam ne spital. Si prind pyes nese ishte ne gjendje kome si e piu ilaçin? Ne letren e kardiologut qe nxorren (pas deklates se doktorit per semundjen e zemres) konsulta ishte bere nga maji ku lejohej operacioni i dhembeve, kurse operacioni ne shtator. Pra qe ne maj ishte e ditur nga prinderit qe kishte dhembe te prishur dhe qe duheshin mjekuar me anestezi. Del qe prinderit e dinin per operacion me anestezi per dhembet perderisa kishin pyetur per anestezistin me te mire dhe jo per dentistin me te mire. Pastaj kur firmosen konsensusin nuk e lexuan ? Eshte si te shkosh tek noteri te firmosesh per dhurim prone dhe te thuash nuk e lexova. Padyshim nuk po heq pergjegjesine e mjekut, stomatologut dhe stafit qe ka asistuar. Po dhe ilaçet qe shiten ne Shqiperi jane zero. Halla ime doli diabetike dhe me ilace 0 rezultat. E porositi te njejten ne Greqi 90 e ka sheqerin. Jane nje kompleks gjerash dhe asnjehere nuk do te gjendet e drejta. Qofte i parajses.
PërgjigjuGabimet e mjkeve i mbulon balta thote populli dhe seshte as i pari as i fundit.Na dhembe shpirti po kjo eshte e verteta dhe analizat e filozofirat jan kot kot fare
PërgjigjuMjeku e ka pune dhe Nuk nuk ndien asgje, por duhet te reagojme fuqishem per kete nivel skandaloz te pergjegjesise . Si mjeku e nxier femijen nga klinika ne ate gjendie ?, cfar nderhyerje ishte Kjo qe zgjati kaq shume ? Cfar ndodhi gjate atyre 9 oreve ? ! Cfar ka protokolluar mjeku per rastin ? Humbi jeten nje femije 3 vjecar e dhimbshme pa fund .????
PërgjigjuTe vjellat,marrja e mendjes eshte me se normale.Nena ime operoi veshken ne kohen e Xhaxhit ne QSUT e sotme dhe i kishte keto probleme,por ka njerez qe daljen nga narkoza e kane pa probleme.S.d.q ne rastin e atij femijes qe humbi jeten,une shikoj disa probleme:1-Femija nuk duhej derguar ne shtepi pa i dale komplet narkoza,pak apo shume sasia qe morri,nuk dihet si reagon trupi,aq me teper qe ka njerez qe kane reaksion ndaj narkozes.2-Sado te semura t'i kishte dhembet,sado rrezik qe mund te kishte nga perhapja e infeksionit,duke marre parasysh qe kishte lindur me probleme kardiake,sado kohezgjatja e infeksionit,prape nuk e shoh te nevojshme qe t'i ishte nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale me narkoze per te 14 dhembet pernjeheresh!! Femija ishte 3 vjec,ishte ne kohen qe fillojne nderohen dhembet feminore e zevendesohen me ato te te rriturve.Mund te ishte nderhyre gradualisht me anestezi lokale,nje dhemb ne nje deri dy jave. Vertet kishte dhembje,por me antibiotike e qetesues mund t'a kishte me te lehte.Nese eshte nderhyre per te mbushur dhembet feminore,mendoj se ka qene veprim i tepruar.S.d.q,te shohim rezultatin e hetimeve.
PërgjigjuÇfarë të ketë ngjarë vallë? Hipertermia malinje? Kur këtë nuk e parashikon dot Roland Xhaxho të tjerët i vijnë vërdallë... Nuk duhet t'a kishte nxjerrë nga klinika fëmijën pa u zgjuar plotësisht . Janë shumë trima që bëjnë anestezi në klinika private
PërgjigjuPermendja me vone, te vjella jane normale pas anestezise. Mos bej sikur zbulove ti kete gje dhe problem i madh. Keshtu ndodh ne gjithe boten edhe me amerikane edhe me pakistaneze dhe me australianet. Informohu, lexo dhe oastaj dil jep kto mender mendsh
PërgjigjuZoti "doktor" jane normale te vjellat madje dhe temperatura pas anestezise por kontrollohen gjithmone nga mjeku. Ne rast reziku perdoret ndihma e shpejte per te rianimuar pazientin jo ja dergosh ne shtepi akoma nen efektin e anestezise quasi in koma fafmakologjika
Jo nuk ndodh ne asnje vend Europian, njerezor dhe me mjeke profesioniste ti dergojne pacientet pa u dal narkoza dhe pa u vertetuar parametrat jetik dhe shendetesot 100% !!