Nis festivali i Filmit Mjedisor, vijnë
56 filma nga 29 shtete të botës 

Nis festivali i Filmit Mjedisor, vijnë<br />56 filma nga 29 shtete të botës 
Festivali i Filmit Mjedisor është çelur sot paradite në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë. Ky festival që do të mbahet deri më 5 qershor, financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe OJQ-të lokale.

Përfaqësues nga qeveria, BE-ja, organizata ndërkombëtare dhe shoqëria civile morën pjesë në hapjen e festivalit dhe shfaqjen e dy filmave të parë. Kryetarja e BE-së në Shqipëri, Romana Vllautin përshëndeti festivalin dhe theksoi se mbrojtja e mjedisit duhet të marrë një vëmendje të madhe politike.

“Filmat që do të shohim gjatë festivalit do të na ndihmojnë të gjithëve të bëhemi më të ndërgjegjshëm dhe të shohim si mundemi të veprojmë qoftë si individë qoftë të gjithë së bashku për të mbrojtur mjedisin tonë”, tha në fjalën e saj Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

“Mbrojtja e mjedisit duhet të marrë vëmendje më të madhe politike, si dhe burime të mjaftueshme”, vazhdoi Zj. Vlahutin duke shtuar se festivali është një mundësi për të mësuar më shumë mbi çështjet globale dhe locale të mjedisit dhe mbi zgjidhjet e mundshme.

Hapjen e festivalit e përshendeti dhe Zv. Ministrja e Mjedisit Oltjana Ifti. Për rreth dy javë do të shfaqen filma në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë, Përmet, Ersekë, Çorovodë dhe Valbonë. Të 56 filmat vijnë nga 29 vende të ndryshme dhe mbulojnë një spektër të gjerë të çështjeve të mjedisit nga e gjithë bota.

Këtu përfshihen tema si mbetjet elektronike, smogu i qyteteve, zjarret e pyjeve, rëndësia e oqeaneve, kashët e egra, mungesa e ujit, grumbullimi i mbetjeve, dhe ruajtja e lumenjve. Katër çmime të ndryshme do të jepen në fund te festivalit për filmat e gjatë, filmat e shkurtër, filmat eksperimentalë dhe talentet e reja nga vendet e Ballkanit. Autorët e rinj të filmave mbeten një veçori thelbësore e këtij edicioni.

Disa aktivitete të tjera do të plotësojnë shfaqjen e filmave: një konkurs artistik, një ekspozitë fotografike, dhe një shfaqje me art ekologjik. Gjithashtu disa seminare mbi biodiversitetin, ndryshimet klimatike, shëndetin, gjininë dhe bujqësinë do të angazhojnë aktivistët, ekspertët dhe gazetarët përgjatë dy javëve. Festivali i Filmit Mjedisor Shqipëri filloi në 2013 si një platform për shkrirjen e kinemasë me shqetësimet mjedisore.

Që atëherë festivali ka shërbyer si një aktivitet kryesor për edukimin mbi mjedisin si dhe një mundësi për prodhuesit e filmave që të realizojnë kreativitetin e tyre. Regjisorja Iris Elezi, që përfaqëson jurinë e festivalit, flet për vlerat e këtij festivali. Ne duhet ta mbrojmë mjedisin ku jetojmë. Ky festival ka shumë rëndësi për të ndërgjegjësuar të gjithë publikun në ruajtjen e mjedisit.

Aktorja Ema Andrea, që është edhe anëtare e jurisë, tha se festivali i filmim mjedisor ka shumë rëndësi të ruajmë mjedisin ku ne marrin frymë ccdo ditë. Ky festival ka rëndësi për diskutime gjithëpërfshirëse art-mjedis-politikëbërje, thotë organizatori Antoine Avignon, i cili thekson se Shqipëria ka shumë vende të bukura turistike dhe ajo çfarë e bënë Shqipërinë sipas tij edhe më të bukur se Franca është larmia e peizazheve brenda një terreni të shkurtër.

Franca ka edhe bregdet edhe peizazhe të bukura, por ajo çfarë e bënë Shqipërinë më të bukur është se ka diversitet peizazhesh në një rrugë shumë të shkurtër, ku për pak kohë t’i mund të vizitosh edhe detin, edhe malin, edhe liqenet e lumenjtë”, tha Avignon. Ndërsa drejtori i festivalit, Philipe Theou (pohon se në edicionin e katërt të festivalit çështjet e mjedisit po marrin vëmendje në Shqipëri, ndërsa aplikimi i standardeve të BE-së në legjislacion kërkon më shumë përpjekje.
“Nëse mbrohet mjedisi, Shqipëria ka një perspektivë të shkëlqyer turizmit, tha ndër të tjera Philipe Theou.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë