Ditën e sotme ka nisur heqja e 'kyçeve të dashurisë', të lidhur simbolikisht në një prej urave kryesore të kryeqytetit francez nga çiftet e dashuruara.

Me këtë fushatë merr fund edhe tradita shumë vjeçare e çifteve të dashuruar, të cilët tani duhet të gjejnë diçka tjetër për të bekuar dashurinë e tyre në përjetësi.

Kyçet të cilët arrinin numrin 1 milion dhe masën 45 ton, kërcënonin sigurinë e urës dhe 'shëmtonin' pamjen e saj. Grila metalike në anën e Arts des Pont, e cila daton nga 1804, do të zëvendësohet nga panelet e pikturuara nga artistët e rrugës gjatë verës.

"Është fundi i kyçeve" - tha Bruno Julliard, zëvendëskryebashkiak i Parisit. "Ata prishin estetikën e urës, janë strukturalisht keq për të dhe mund të shkaktojnë aksidente."

Cathy Hominage, një turist amerikan, i tha agjencisë së lajmeve Reuters: "Ne erdhëm për të vendosur një kyç, por morëm vesh që është e paligjshme tani. Do ta vendosim në fund të urës, në mënyrë që askush të mos e shohë.

Gjatë një fushate vitin e kaluar u tha se njerëzit duhet të bënin selfie në vend që të vendosnin kyçe, por kjo nuk ishte e suksesshëm. Venecia ka luftuar edhe për të penguar turistët të vendosnin kyçin te ura, dhe në Nju Jork, nisi një fushatë për të hequr kyçet nga Ura e Brooklyn.
paris
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)