Nis inventarizimi i shpendëve ujor
nga AKZM, financohet nga BE

Nis inventarizimi i shpendëve ujor<br />nga AKZM, financohet nga BE
Shqipëria do të nisë inventarizimin e shpendëve ujorë.Ky proces do të përfshijë punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në qendër dhe qarqe.
 
Kjo do të realizohet falë projektit NATURA 2000 i cili është duke punuar për të zhvilluar dhe zbatuar një program gjithë përfshirës për ngritjen e kapaciteteve për stafin e zonave të mbrojtura.
 
Si pjesë e programit për ngritjen e kapaciteteve për aspektet që lidhen me monitorimin e biodiversitetit, projekti NATURA 2000 do të mbështesë  AKZM dhe strukturat e saj rajonale që të marrin pjesë në nismën e rëndësishme të Regjistrimit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujore, e cila zhvillohet njëkohësisht në të gjithë Evropën në datat 16-17 Janar.
 
Projekti NATURA 2000 financohet nga BE, dhe zbatohet nga Cooperazione Italiana, IUCN dhe SBI. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)