Nis investimi për Spitalin e ri të Kardiokirurgjisë, drejt finalizimit modernizimi i plotë i QSUT-së

Hapet një investim i ri në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për rindërtimin e Spitalit të Shërbimin e Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare.

Gjatë inspektimit të fillimit të punimeve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e ka konsideruar këtë, një investim madhor për kardiokirurgjinë shqiptare, një spital që do të jetë shembull në të gjithë rajonin.

"Ky nuk është thjeshtë një rehabilitim, është rindërtim, me funksione të reja, është tërësisht një arkitekturë e re nga pikëpamja e funksionalitetit dhe shërbimimeve që do të ofrohen. Spitali i ri i Kardiokirurgjisë do të jetë një shembull në të gjithë rajonin. Janë rreth 4000 metër katrorë në dispozicion. Po shkojmë drejt finalizimit të modernizimit të QSUT-së sa i përket infrastrukturës dhe ecim përpara tani me inovacionin dhe inteligjencën artificiale",- deklaroi Manastirliu.

Teksa u shpreh se do të ngrejë në një nivel të ri shërbimin e Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjise Vaskulare, Ministrja Manastirliu, bëri me dije se ky spitali i ri do të jetë gati brenda vitit të ardhshëm.

"Ne jemi duke marrë masa edhe për blerjen e të gjithë pajisjeve, pra që nga sallat, deri tek mobilimi spitalor dhe gjithë elementet që kanë të bëjnë me fillimin e punës dhe funksionalitetin e spitalit, megjithatë kemi kohë të mjaftueshme për të parashikuar përpos të gjithë pajisjeve, por edhe avancimin në teknologji, në fuksion me ngritjen e një standardi në një nivel të ri të kardiokirurgjisë dhe kirurgjisë vazale. Do të jemi drejt fundit të vitit 2024 me një spital të kompletuar dhe jam e bindur se kjo do ridimensionojë punën për më shumë shërbime ndaj qytetarëve dhe cilësia të jetë e një standardi të lartë",- tha Ministrja Manastirliu.

Ky investim është një financim i qeverisë shqiptare me vlerë 4.3 mln euro, në kuadër të modernizimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Do të jetë një investim rrënjësor, i pari i këtyre përmasave që prej ndërtimit të këtij spitali në vitet ’80. Investimi në spitalin e ri do të përfshijë: Shërbimin e  kirugjisë vaskulare; Shërbimin e kardiokirurgjisë;  Bllokun operator që do të ketë  3 salla për kardiokirurgjinë dhe 1 sallë dedikuar kirugjisë vazale; Shërbimin e terapisë intensive, që do të jetë i integruar në shërbimin e kardio-kirurgjisë, duke lejuar një menaxhim më fleksibël të zonave të trajtimit të pacientëve para dhe pas operacionit. Gjithashtu janë parashikuar edhe pajisje të reja mjekësore për këtë spital, punimet e të cilit pritet të përfundojnë në dhjetor të vitit 2024.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia