Nis kuvendi, Paloka: Shullazi
në burg pa dijeninë e Ramës

Nis kuvendi, Paloka: Shullazi<br />në burg pa dijeninë e Ramës
TIRANË- Arrestimi i Emiljanon Shulalzit dhe zgjedhjet në universitete të mbajtura një ditë më parë, ku rektor i ri i Universiteti të Tiranës u shpall Prof.Dr Mynyr Koni, i cili pak ditë para zgjedhjeve u kërcënua nga Emiljano Shullazi me qëllim tërheqjen nga gara, kanë çelur diskutimet në seancën e parlamentare të kësaj të enjteje.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, iu drejtua Gramos Ruçit i cili tha se seanca nuk duhet të shpërdorojë kohën për çështje jashtë rendit të ditës, tha se krimi i Shullazëve kërcënoi universitetin.

"Nuk habitem nga habia e Ruçit, por e vetmja habi këtu është që ku ky vend po shkon drejt rrënimit moral e politik por ka arritur deri në atë pikë sa krimi i Shullazëve të kërcënoi universitetin dhe Rucit i duket habi pse kjo çështje ngrihet në parlament. Kjo është absurde. Ne përfaqësojmë interesat e qytetarëve. Shefi juaj i vërtetë është futur pa dijeninë e shefit tuaj të zgjedhur me referendum në burg. Urojmë që shqetësimi juaj të mos jetë si ai i Ramës dhe i Tahirit që për 3 ditë nuk dinin ku të shkonin se u kishin kapur shefin. Ky është problemi që duhet të diskutojmë, jo për të bërë pallavra," deklaroi Paloka:

Boçi: Shullazi personazh i krijuar nga kryeministri Rama.
Luçiano Boçi, shefi i departamentit për arsimin në Partinë Demokratike tha se zgjedhjet e u tronditen nga politika e veshur me krim, duke bërë një analogji të Republikës së Letrave me atë të Rrugës.

"Këto zgjidhje nuk ishin aspak të lehta. U shkelën, u dhunuan, u tronditën nga politika e veshur me krim dhe nga krimi që kërkoi të vishte tunikën e akademikut. Republika e dijes në analogji me atë të letrave u kërcënua nga Republika e Rrugës dhe i'u kërkua t'i imponoheshin me zor," tha Boçi.

Më tej ai u shpreh se ishte kryeministri Edi Rama ai që e çoi Shullazin tek Koni duke shtuar se ai e krijoi atë si personazh.

"Shumë kolegë në këtë sallë, do thonin që ishte Rama vetë ai që e çoi Konin vetë tek Shullazi, më lejoni të bëj një paralelizëm të thjeshtë. Kur Tolstoin e pyetën me indinjatë duke akuzuar pse Ana Kareninën e çoi në rrotat e trenit, ai tha ajo shkoi vetë. Unë thjesht e krijova dhe e mbështeta. Ndjesë se s'mund të krahasohet Rama me Tolstoin. Rama i krijon personazhet e tij për të grabitur vlera njerëzore. Nëse do e pyesja Ramën për personazhin e tij real, do thoshte ka ikur vetë. Gjithsesi prej nesh e di mirë se ky është i krijuar nga ky kryeministër, ai e mbështeti e frymëzoi dhe  bëri atë që të kapërcej portën e rëndë të universitetit," deklaroi Boçi.

Çështja "Shullazi", pika më e nxehtë e seancës
Kjo e enjte që përkon me mbajtjen e seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë pritet të jetë mjaft e 'nxehtë' me debate dhe diskutime nga foltorja. Pas thyerjes së bojkotit një javë më parë, opozita pritet të jetë e pranishme në seancë.

Çështja që do të jetë në qendër të debatit mes palëve është ajo e Shullazit dhe arrestimit të tij që është bërë pika më e nxehtë si mediatike ashtu edhe politike ditët e fundit në vend.​ Opozita do të kërkojë me doemos largimi i ministrit të Brendhëm Sajmir Tahiri nga detyra për shkak të lidhjes së tij me krimin sipas edhe liderit Basha

Nderkohe me heret deputeti Flamur Noka i është drejtuar me një letër Kuvendit duke i shprehur shqetësimin në lidhje me mbjelljen e kanabisit në të gjithë vendin. Kjo pritet të bëhet një cështje tjetër e debatueshme në Kuvendin e kësaj të enjteje

Për rreth dy muaj opozita ka këmbëngulur në kërkesat e saj për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe hetimin parlamentar për zgjidhjen e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ. Me plotësimin e tyre ne seancën e kaluar Partia Demokratike ndërpreu dhe marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin, duke i'u rikthyer normalitetit.

Ndërkohë Rendi i ditës i seancës së sotme të Kuvendit parashikon diskutimin e dy projektligjeve, atij ‘Për ndihmën shoqërore’ dhe “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Ne rend janë edhe tre pr/rezoluta, ajo ‘Për veprimtarinë vjetore të RTSH-së’, te Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe për veprimtarinë e Departamentit të Administratës Publike për gjendjen në Shërbimin Civil gjate vitit 2015.


Redaksia online
(s/m/u.s/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë