Hapet sipari i diskutimeve për projektbuxhetin e vitit 2026, në vlerën 8.8 miliardë euro, pa prezencë të opozitës, e cila ka bojkotuar komisionet. Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi në komisionin e Ekonomisë, politikat e reja që mbështet buxheti i parë në këtë mandat të katërt të socialistëve.
“Themelore e buxhetit është pa diskutim reforma e pensioneve, që do të nisim në vitin e ardhshëm dhe do të shtrihet deri në vitin 2030”, tha Malaj.
Ministri tha se prej janarit do të nisë dhënia e bonusit mujor për pensionistët, sipas kategorisë së pensionit që përfitojnë. Shtesa mujore do të jetë nga 600 lekë deri në 1800 lekë, dhe kostoja për gjithë 2026-ës përllogaritet në 10 miliardë lekë (100 mln euro).
Pensionet urbane të pjesshme 800 lekë/muaj
Pensionet rurale 1,000 lekë/muaj
Pensionet familjare 700 lekë/muaj
Pensionet e invaliditetit 600 lekë/muaj
Ky buxhet mbështet gjithashtu rritjen e pagës minimale tha ministri, teksa shton se në shtet për herë të parë do të aplikohet indeksimi i rrogave, ndërsa rritje të pagës do të ketë edhe për kategori të tjera.
“Pagat e mësuesit të shkollës nëntëvjeçare do të rriten me 3000 lekë në muaj duke e çuar pagën mesatare bruto të këtyre mësuesve nga 96300 lekë në muaj në rreth 100000 lekë në muaj. Paga mesatare bruto, e mjekut të përgjithshëm, me rritjen e parashikuar, do të arrijë në rreth 143,446 lekë në muaj, ndërsa ajo e infermierëve do të arrijë në 92,526 lekë në muaj. Paga bruto mesatare në administratën publike, për punonjësit buxhetorë në vitin 2026 do të shkojë rreth 112,000 lekë në muaj”, tha Malaj.
Shëndetësia, arsimi dhe mbrojtja do të jenë në fokus tha ministri, teksa sqaron se nga 2026-ta nis kompensimi edhe i barnave onkologjike.
“Financimi me 1.5 miliardë lekë më shumë për rikuperimin e barnave onkologjikë në shërbimin parësor dhe sigurimin e tyre në gjithë sistemin spitalor”, tha Malaj.
Sa i takon investimeve publike ato planifikohen në afro 1.8 miliardë euro, dhe do të përdoren për të mbyllur projektet infrastrukturore në proces dhe të reja që do fillojnë në 2026-ën, si dhe garanton financim shtesë për Ministrinë e Mbrojtjes në mënyrë që në 2035-ën, fondet për këtë sektor.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2026, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pyeti ministrin e Ekonomisë, Petrit Malaj, nëse pensionistët do të marrin bonus në fundvitin që vjen.
Malaj tha se diçka e tillë nuk parashikohet në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, por theksoi se përcaktuese për bonusin e dhjetorit 2026 do të jetë rritja ekonomike e vendit.
"Në varësi të rritjes ekonomike do të vendosim nëse do të japim bonus fundviti në vitin 2026. Në projektbuxhet nuk është parashikuar, por me akt normativ në varësi të rritjes ekonomike do japim bonusin",- tha Malaj.
Paketa Fiskale e vitit të ardhshëm do të jetë me një sërë ndryshimesh ligjore. 8 projektligje pritet të nisin të diskutohen në komisionet parlamentare javën e ardhshme. Ministri i Financave thotë se nuk do të ketë rritje të pagave, ndërkohë që veçon si nismat më të rëndësishme, TVSH-në në bujqësi.
“Më e rëndësishme natyrisht mbetet skema e fermerëve, përmes të cilët do të kompensohen të gjithë fermerët me normën 10%, duke ju lënë në duar fermerëve minimalisht rreth 1.5 miliardë lekë në vit ose 15 milionë euro”, tha Malaj.
Nisma tjetër është ajo e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme që do të nisë të zbatohet nga janari dhe do të zgjasë deri në fund të 2026-ës.
“Norma e rivlerësimit e cila do të jetë 5%, do të zbatohet për gjatë gjithë vitit 2026”, tha ministri.
Pa hyrë shumë në detaje Malaj tha se ‘Paqja Fiskale’, është një hap drejt një marrëdhënie të re biznes-shtet.
“Do të kemi zbatimin e pakës fiskale, si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi midis biznesit dhe shtetit”, tha Malaj.
1. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87, datë 18.12.2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar.
2. Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”.
3. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 29, datë 30.03.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.
4. Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”
5. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.
6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
7. Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”.
8. Projektligji “Per disa ndryshime ne ligjin per tatimin mbi vleren e shtuar” ndryshuar.
Gati 100 milionë euro janë parashikuar në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm për rritjen e pagave në administratën qendrore dhe vendore. Ministri i Financave, Petrit Malaj tha në Komisionin e Ekonomisë se do të jenë 144 mijë punonjës që do të përfitojnë.
“Kostoja e përgjithshme e këtyre ndërhyrjeve në paga, përfshirë edhe rritjen e pagës minimale dhe indeksimin periodik, është vlerësuar në rreth 10 miliardë lekë dhe prek mbi 144.000 punonjës në administratën qendrore dhe vendore. Në tërësi ky buxhet përfaqëson një balancë të qëndrueshme midis politikave sociale dhe disiplinës fiskale, duke krijuar hapësirë reale për zhvillim, drejtësi sociale dhe përmirësim të standardeve të jetesës”, tha Malaj.
Malaj dha edhe disa shembuj se si do të rriten pagat për kategori të caktuara nga mësuesit tek bluzat e bardha.
“Pagat e mësuesit të shkollës nëntëvjeçare do të rriten me 3000 lekë në muaj duke e çuar pagën mesatare bruto të këtyre mësuesve nga 96300 lekë në muaj në rreth 100000 lekë në muaj. Paga mesatare bruto, e mjekut të përgjithshëm, me rritjen e parashikuar, do të arrijë në rreth 143,446 lekë në muaj, ndërsa ajo e infermierëve do të arrijë në 92,526 lekë në muaj. Paga bruto mesatare në administratën publike, për punonjësit buxhetorë në vitin 2026 do të shkojë rreth 112,000 lekë në muaj”, tha Malaj.
Për herë të parë në vitin e ardhshëm pagat e administratës publike do të indeksohen me 2.5%, për të kompensuar rritjen e inflacionit. Qeveria pret që indeksimi i pagave me normën e inflacionit të ndiqet edhe nga privati.
Buxheti për Shëndetësinë në vitin e ardhshëm planifikohet në 81.2 miliardë lekë me rritje në raport me vitin aktual ku buxheti është rreth 80,2 miliardë lekë.
Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se pjesë e buxhetit për herë të parë është edhe kompensimi i barnave onkologjike, përveç skemës së rimbursimit të medikamenteve me vlerë 13.5 miliardë lekë nga e cila do të përfitojnë 400 mijë qytetarë.
“Shpenzimet e sektorit të shëndetësisë për vitin 2026, planifikohen të jenë në masën 81.2 miliardë lekë ose rreth 2.9% e prodhimit të brendshëm bruto. Me projektbuxhetin 2026 do të financohet me prioritet disa politika. Trajtimi me recetë përmirësimit të barnave për rreth 400.000 pacientë. Financimi me 1.5 miliardë lekë më shumë për rikuperimin e barnave onkologjikë në shërbimin parësor dhe sigurimin e tyre në gjithë sistemin spitalor. I paketave të miratuara të shërbimit spitalor në spitalet publike, jo publike, përfshirë këtu paketën e re për trajtimin e trompekominës si dhe rikonstruksioni i një sërë spitaleve rajonale dhe qendrave shëndetësore”, tha Malaj.
Komente












Normal nuk do kete se nuk ka zgjedhje hapet thesi pastaj ne 2027 dhe ptronazhistet pensionist vuuuu ke kutia duke shku qe ne 6 te mengjesit se mos vdesin pa votuar
Përgjigju