Nis misioni i 12-të arkeologjik italo-
-shqiptar në Hadrianopol

Nis misioni i 12-të arkeologjik italo-<br />-shqiptar në Hadrianopol
Prej disa ditësh, ka startuar misioni arkeologjik italo-shqiptar në Hadrianopol, Antigone dhe luginën e Drinos. Misioni i 12 në 10 vitet e fundit, drejtohet nga profesori italian Roberto Perna i Universitetit të Maceratës me ndihmës Dhimitër Kondin nga Instituti Arkeologjik i Tiranës me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, Konsullatës Italiane në Vlorë dhe asaj të Gjirokastres.

Në këtë mision marrin pjesë edhe studentë nga Universiteti i Prishtinës. Ermira Krasniqi, studente e arkeologjisë në Universitetin e Prishtinës, ndan për Report TV, konsideratat për këtë mision.

“Është një eksperiencë e rëndësishme për ne pasi kemi mësuar shumë gjëra. Kemi zbuluar vende të ndryshem arkeologjike kryesisht helenistike. Kjo do të  mw shërbejë shumë si një arkeologe e ardhshme” u shpreh Ermira Krasniqi student nga Prishtina.

Sipas organizatorëve, misioni ka si qëllim, realizimin e kërkimeve në territorin e luginës së Drinos.

Objektivi është plotësimi i rilevimeve me përdorimin e “remote sensing” përmes droneve në disa prej fortifikimeve të pranishme në luginë si Labova, Lekëli, Seloja, Melani, prej të cilave do të prodhohen planimetri të reja dhe të përditësuara për publikimin e ardhshëm.

Profesori Italian Roberto Perna, shprehet për Report TV se objekt i këtij misioni të ri, janë site të ndryshme arkeologjike në luginën e Drinos.

"Kemi eksploruar site mjaft të rëndësishme në Labovë, Selo dhe në të gjithë luginën e Drinos dhe me këtë rast edhe Melanin si një ndër sitet më të rëndësishme të luginës. Në këtë pjese kemi kryer rivelime për të zbuluar planimetrinë dhe karakteristika të tjera mjaft të domosdoshme në këtë objekt bizantin. Bëhet fjalë për një punë me qëllim njohjen e siteve të pranishme në këtë zonë për të rindërtuar historinë në këtë luginë si dhe bëhet fjalë për teknika të reja të kërkimit arkeologjik dhe zbulimin e fakteve të reja arkeologjike. Një prej tyre është edhe Palokastra një projekt i ri të cilin e kemi në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik ku po zbulojmë një fortifikim të hershëm roman" Roberto Perna profesor arkeologjie Universiteti i Maceratës.

Kërkimet gjeofizike në sitet arkeologjike të Hadrianopolit dhe Antigonesë do të vijojnë deri më 5 gusht për të përmbyllur hartën topografike të dy qyteteve edhe në funksion të vazhdimësisë së gërmimeve në vitet e ardhshme.

Në Hadrianopol parashikohet të vazhdohet me restaurimet e strukturave të dala në dritë dhe të nisura gjatë vitit të kaluar. Një objektiv tjetër, është edhe vazhdimi i studimit të materialeve arkeologjike të nxjerra në dritë gjatë gërmimeve të kryera në vitet 2011-2016.

[gallery]23340[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë