Sot nisi muaji i shenjtë i Ramazanit, ku besimtarët myslimanë nisin agjërimin. Për të dytin vit radhazi nën masat kufizuese të pandemisë, Imami i xhamisë ‘Dine Hoxha’, Ahmed Kalaja tha se me bërjen e vaksinave situata është paksa më e sigurt, por sërish thirrjet për kujdes janë të pranishme gjatë gjithë kohës për besimtarët. Në një intervistë për Report Tv, Imami Kalaja tha se bërja e vaksinës gjatë agjërimit nuk e prish atë pasi nuk konsiderohet një proces i drejtpërdrejt i ushqimit.
“Ramazani ka një namaz që bëhet bashkërisht dhe kjo është e vështirë të shmanget për shkak të COVID. Duk pasur parasysh që Xhamia e Et’hem Beut dhe xhamia e madhe nuk është hapur është normale të ketë dyndje në xhamit që e tjera. Por mundohemi që vazhdimisht t’i këshillojmë. Ramazani në vetvete edukon disiplinën tek njerëzit. Edhe vaksinimi ka ndikuar që situata të jetë pak më e sigurt se më parë. Është e vërtetë që vaksina nuk e prish agjërimin pasi nuk ka lidhje me procesin e të ushqyerit drejtpërdrejtë. Nuk prishet agjërimi nga vaksina”, tha imam Kalaja.
Duke folur për muajin e shenjtë Ramazanit, Imam Kalaja tha se kjo nuk ka të bëjë me mosngrënien por me forcimin e marrëdhënies me Zotin dhe njerëzit.
“Ne duhet të rregullojmë raportet tona me Zotin por dhe me njerëzit dhe për këtë ka iftare, syfyr dhe ndarja e ushqimit me të varfrit. Qëllimi kryesor është të jesh i përkushtuar, i devotshëm dhe larg gjërave që sjellin uljen e vlerave njerëzore”, tha imam Kalaja.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
22.5%
-
As i mirë as i keq
33%
Vota total: 1556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OBSH për Evropën: Vaksinimi shpëtoi 2 milionë persona nga vdekja prej COVID
10 Gusht, 16:43
-
Iu ndalua hyrja në Maqedoninë e Veriut, Ahmed Kalaja: Emri im në listën e personave ‘non-grata’, shkak albanofobia e qeverisë maqedonase
24 Prill 2023, 17:22
-
Imamit të xhamisë te 'Rruga e Kavajës', Ahmed Kalaja, i ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut: Situatë e paprecedentë, qeveria të reagojë
16 Prill 2023, 20:34
-
Ministrja e Shëndetësisë: Kardiologjia nuk është ndërprerë për rastet emergjente! Nga shkurti, fisha diabeti falas për mbi 65-vjeçarët
10 Janar 2023, 11:17
-
Ministrja e Shëndetësisë: 83 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit, brenda nëntorit vijnë 700 mijë doza booster të vaksinës anti-covid
4 Nëntor 2022, 13:50
-
'Kontrabandë’ me Di Maion për Pfizer? Rama ‘detyrohet’ të përgënjështrojë: Ishte shaka për të treguar një bashkëpunim vëllazëror, Zoti na ruajt
10 Tetor 2022, 12:26
-
Ahmed Kalaja denoncon oficerin e antiterrorit! VIDEO kur ofendoi besimtarët në xhami, kërkonte pamjet e fletëpalosjeve të shpërndara kundër agjërimit! Nisin hetimet
1 Korrik 2022, 12:43
-
Interes i lartë për dozën e 4-t të vaksinës anti-Covid! Mjekja Nazaj: Pandemia s’ka mbaruar ende, për t’u mbrojtur duhet vaksinim
6 Maj 2022, 18:05
-
Nga 1 maji mbyllet qendra e vaksinimit në stadiumin ‘Air Albania’, qytetarët mund ta marrin vaksinën anti-COVID në qendrat shëndetësore
29 Prill 2022, 16:04
-
Lehtësohen masat anti-COVID, epidemiologu: Vaksinimi i rëndësishëm, në qarkullim nënvariante të reja që transmetohen më shpejt! Neglizhente grupmosha 18-40 vjeç
26 Prill 2022, 17:38
-
COVID-19, Komiteti i Ekspertëve: Dozë të katërt vaksine për mbi 60 vjeçarët, hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës, hapen klubet e natës! Nga 1 maji, në kufi jo më vaksinim apo test
26 Prill 2022, 11:03
-
Fëmijët dhe të rinjtë 'frikë' nga vaksinimi anti-COVID, mjekja: Moshat mbi 12 vjeç interes të ulët për marrjen e vaksinës
6 Prill 2022, 20:33