Projekti i Unazës së Re/ Shembet një shtëpi në Shkozë, dy të tjerat nesër! Tension me policinë, shoqërohen dy banorë (VIDEO)

TIRANE-Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot njërën nga tre banesat e planifikuara për t'u prishur në zonën e Shkozës, pasi preken nga devijimi i Lanës në kuadër të projektit të Unazës së Re. Banorët fillimisht kanë kundërshtuar vendimin duke deklaruar se nuk do të lirojnë banesat duke kërkuar dëmshpërblim të plotë pasi janë në proces legalizimi, ndërsa forca të shumta policie ishin në vendin e ngjarjes për të shmangur tensionet.

"Duam dëmshpërblim ose një banesë për të jetuar, se do të ngelemi në mes të katër rrugëve" thanë disa prej banorëve. Disa nga banorët hipën mbi tarracat e banesave, ndërsa për kundërshtimin me forcë të policisë janë shoqëruar dy prej tyre; Saimir Kalia dhe Petrit Duku.

Report Tv solli pamjet e momentit të shoqërimit të tyre nga policia dhe momenteve të tensionit. Por pas disa orëve banorët u tërhoqën. Pas daljes së njërës prej familjeve shtëpia u shemb, ndërsa dy të tjera janë lënë për nesër, pasi dy familjet kërkuan kohë për të larguar orenditë. Në mbështetje të banorëve të cilët protestojnë ndaj prishjeve të shtëpive ishte edhe ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi, që akuzoi kryeministrin Edi Rama.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:49
Do u shemben banesat, banorët e Shkozës në lot: Haram vota Ramës, do bëjmë vetëgjyqësi (VIDEO)

Të revoltuar dhe me lot në sy, banorët e tre familjeve në Shkozë kërkojnë drejtësi nga shteti, pasi pretendojnë se banesat që po u prishen i kanë me dokumente të rregullta, ndërsa një gjë e tillë nuk po merret në konsideratë.

"Nuk e di ku do të rrimë. Në këtë shtëpi ishim vetëm dy pleq, 72-vjeç. 100 mijë lekë si person i marr në muaj për kockat. Ku do të shkoj tani, 159 mijë lekë pension marr. Nuk e di ku do të shkojmë, vetëm duart lart te Zoti.

Policia na nxori me dhunë, nuk na e dhanë letrën e prishjes, më nxorën jashtë mua se djali ndjeni atje, pasi filluan me prishur ia dhanë letrën djalit. Por ajo letër duhet të kishte qenë në dispozicion 5 ditë para, por nuk ishte as 2 orë para. Nuk e di ku do ta kalojmë natën, njëherë po rri këtu. Unë ndoshta jetoj edhe 10 vjet, kush do të më mbajë, ku të shkojë?" tha banorja Bukurie Sinanaj.

"Dua drejtësi dhe jo përralla, gjykata e Apelit ka dhënë vendim që shtëpia mos më prishet, këta më sjellin një vendim të shkallës së parë, por a e rrëzuan shkalla e parë Apelin? Dua drejtësi. Jemi duke bërë vetëgjyqësi kur nuk ka drejtësi. Nuk është vendim ky.

Haram i qoftë vota jonë që e mori, ai dhe Erion Veliaj. Ne duam drejtësi, ku të thotë ligji do të rrimë. Ku nuk ka drejtësi ka gjakderdhje, ja fakti, a e rrëzon shkalla e parë Apelin?! Unë prapë do i padis për gjyq. Ka shumë mangësi. Këta më kanë lënë afat deri nesër në orën 07:00 për të liruar shtëpinë. I kërkojmë PD-së të na organizojë dhe të vendosë drejtësi" tha një tjetër banor.

Ora 13:49
Shembet një banesë në Shkozë, 2 të tjerat nesër, Bumçi: Rama, më i zi se Enver Hoxha (VIDEO)

IMT ka shembur njërën nga tre banesat që janë planifikuar për t'u prishur në Shkozë. Pas disa orëve rezistencë, njëra prej familjeve është larguar, ndërsa shtëpia u shemb. Ndërkohë që dy banesat e tjera do të shemben nesër, pasi banorët kanë kërkuar kohë për të larguar orenditë. Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi akuzon qeverinë Rama për prishjen e banesave.  

Prononcimi i Aldo Bumçit
Ju jeni në mbështetje të banorëve?
Aq sa të mundem

Cilat janë problemet?
Gjithçka kjo është një sjellje kafshërore, si mund të prishet shtëpia pa i dhënë lekët. Ka vendim që edhe nëse është pa leje, nëse shteti e prish duhet të japë lekët qytetarit. Gjykata thotë a e ke lejuar të ndërtohet, a ke lidhur dritat dhe ujin? Po! Atëherë jepi lekët. Qeveria ndërton shtëpi për të pastrehët, ndërsa këta e kanë ndërtuar vetë me djersë e ballit.

Nuk i jep vendimin për shembjen, pasi shkon në gjykata. Kjo është kafshëri. Ky i legalizuar, ky jo, është e njëjta parcelë. Në mes të Europës, nuk ndodh në Kinë dhe Rusi, këtë javë presim edhe negociatat, por cfarë lidhje kemi ne me Europën? Kjo është diktaturë e një personi që nuk pyet për gjykatë dhe institucione.

Si do të vijojnë qytetarët?
Do të rrinë të ngujuar në shtëpi. Te Bregu i Lumit i nxori me gazlotsjellës. Edi Rama u tha se edhe Enver Hoxha po të ngrihet nga varri nuk ua prish shtëpitë, por ky është më i zi se Enver Hoxha.

Një nga banesat u shemb, pasi familja doli?
Ia prishën murin i nxorën një grua e vjetër dhe djali i sëmurë. Kjo është kafshëri. Të gjithë duhet të pyesim, cfarë ndodhi në këtë vend që erdhi në këtë vend. Unë në opozitë, të gjithë ne. Ky nuk pyet, prish këtu shtëpi, atje...dhe jeta vijon si normale. Prandaj ikin njerëzit më shumë se në Siri. Unë po qëndroj tek kjo shtëpi që është e radhës për t'u prishur.

Ora 11:52
Vijon tensioni në Shkozë/ Shembet muri rrethues, banorët s'dalin nga banesat (VIDEO)

Punonjësit e IMT-së të shoqëruar edhe nga policia kanë nisur prishjen e murit rrethues të tre banesave që janë planifikuar për t'u shembur, por banorët nuk pranojnë që të dalin nga banesat.

Disa nga banorët kanë hipur në tarracën e banesës, ndërsa një grua me djalin ndodhet brenda. Banorët kërkojnë dëmshpërblim ose një banesë ku të strehohen, pasi 'na njoftuan mbrëmë se nesër (sot) do të shemben banesat. Ndodhemi mes katër rrugëve' thanë disa prej tyre.

Ora 11:51
Prishjet për 'Unazën e Re', tensione në Shkozë, banorët hipin mbi çati (FOTO)

Banorët kundërshtojnë vendimin dhe deklarojnë se nuk do të lirojnë banesat duke kërkuar dëmshpërblim të plotë pasi janë në proces legalizimi, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes për të shmangur tensionet.Disa nga banorët kanë hipur mbi tarracat e banesave dhe deklarojnë se nuk do të dalin. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jorgo: 16/10/2019 23:57

    KUR DO MARRIN VESH KETA SHPELLARE,,KETA NDYRESIRA,,,SE NUK NDERTOHET VEND E PA VEND E PA I MARRE LEJE SHTETIT,,,,,TANI shteti te vendose rregull,,,te prishe 9 milion shtepi e pallate,,,,te zene mend hajvanet e poshter ,,,e shemtuan shqiperine,,,,palaco njerez,,,..duhet rregull qe te rritet cmimi I shtepive e qerave,,..///

    Përgjigju
  • dita: 16/10/2019 15:32

    Jane njerez. Ju qe komentoni ce keni tere kete mllef,ne fund shteti eshte fajtori qe i le te ndertojne vend e pa vend pastaj del rruga ..

    Përgjigju
    • Erik: 17/10/2019 09:51

      @Hako. Keta 400 mije qe i kane ndertuar shtepite e tyre pa leje kane shfrytezuar gjithmone momentet e dobeta te shtetit per te vepruar, ndaj eshte e tepert ta kerkosh fajin tek shteti. Une dhe qindra mijera shqiptare te tjere s'e kemi marr dot ate risk per te ndertuar paligjshmerisht pa leje apo ne toke te tjetrit, keshtu qe nuk i druhemi frikes se do te na vij rradha. Nese do ndertohet ndonje veper madhore aty ku kam shtepine, do ngre duart, do marr parate qe me takojne dhe do shoh te blej diku tjeter edhe pse mund te mos jem i kenaqur nga kompensimi.

    • HAKO: 16/10/2019 18:50

      Edhe shteti eshte fajtor ne kete katrahure qe eshte bere ne Shqiperi.Jane bere mbi 400 000 ndertime te paligjshme ne Shqiperi ,pa llogaritur ato qe jane bere me leje por ne kundershtim me ligjin,keshtu qe i bie qe pothuajse i gjithe populli ka punuar ne kundershtim me ligjin.Por ketyre fakirve u ra taksirati.Neser ndoshta mua apo ty.

    • Erik: 16/10/2019 17:45

      Mik, hallin ua qajme se vertete jane ne dite te keqe sa me s'ka, por nuk ka zgjidhje tjeter. Shteti i ka vene piketat me kohe ku do kalojne rruget, por njerezit jane hedhur me koke ne investime te tilla me idene he se s'na e prish dot se jemi 30-50 familje ketu. Dhe vjen nje dite qe shteti te tregon forcen dhe shtepia te behet pluhur. Nese i kane me letra marrin shpronesimin, perndryshe rruga e madhe i pret.

  • Andi: 16/10/2019 14:03

    T'i futin ruspen dhe t'i ngrenë zgupthi. Kontigjent kriminelësh jane të gjithe. Rrace barbaresh. Thone se erdhen ne Tirane per jete me te mire. Pa shkolle, pa zanat, pa profesion... Çfare jete me te mire kerkonin te benin? Ngelen klubeve, duke ngacmuar vajzat e shkollave. Une mendoj qe perpos shtepive, t'u shkatçrrojne edhe procesin riprodhues. Vemje jane! E qelbën Tiranën! Shkoni pyetini njehere a e njohin Abdyl Frasherin, Kol Jakovën, Luigj Gurakuqin, Eqerem Çabejn... Copa injorantësh që as 2 metra dhe nuk meritojne.

    Përgjigju
  • Tironci: 16/10/2019 14:03

    Po mo byth qi** keto jane bemat tuaja nen drejtimin e mbrapesht te kriminelit Berisha qe ju dha, dhe i xune ku doshin vet tani dhe si deshen vete shpedharet.

    Përgjigju
  • Efgjiti i Korçës: 16/10/2019 13:24

    Edhe njeriu i egër I shpellave I bënte ndertimet më bukur. Ndertesa të shpifura shumë . Kur shikon këto ndertesa të vjen neper mend kullairi i evgjiteve me çadra e plasmas. Irak ë Afganistan

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/10/2019 10:43

    Këta banor duhet te jenë neper punera qe ti paguajne shtetit taksat dhe jo maj ndertesave te tyre të shemtuara.

    Përgjigju
    • Mili: 16/10/2019 13:20

      E shkaterruan Shqipërinë gjith aty janë pa leje ndertimet ose me leje qe u dhanë nga nipat e mbesat e tyre qe per 30 vjet kapen pushtetet me armë si flamujt e nokajvet

    • Çolet: 16/10/2019 11:25

      Hahahahahah

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë