Ka nisur sezoni i vjeljes dhe përpunimit të ullinjve në Cakran të Fierit, një ndër zonat më të njohura për këtë kulturë ku gjenden 450 mijë ullinj.
Këtë vit prodhimi është 30 % më i ulet nga viti i kaluar, ç’ka pritet të çojë në rritjen e çmimit si për vajin ashtu dhe për ullinjtë e tryezës.
“Prodhimi është i dobët për shkak të thatësirës, por duket se do ketë çmim të mirë”, tha një fermer.
“Unë kam 750 rrënjë ullinj. Vjet e kam shitur lirë vajin por këtë vit do të pres derisa të shkojë 700 lek/litër e lart! Nuk e jap në tregun vendas do të pres të vijnë grumbulluesit italianë”, tha një fermer.
Kamera e Report tv ndoqi nga afër procesin e prodhimit të vajit në një prej fabrikave të Cakranit. Ulliri i papërpunuar po shitet me 100 deri në 130 lek për kg sipas varieteteve.
“Këtu në Cakran ka disa varietete Kalinjot, Koronea, etj. Për shembull kalonjoti me shumicë është 130 lek/kg, të tjerët me 100 lek për kg”.
Ndërsa çmimi për vajin ende nuk është përcaktuar por mund të shkojë deri në 800 lek për litër.
“Çmimi i vajit mund te shkoje 800 lek për litër për arsye se ka pak ullinj”, tha pronari i fabrikës, Kujtim Mustafaraj.
Në 2022-shin pati mbiprodhim në mbarë vendin, ku sipas Ministrisë së Bujqësisë u eksportuan 1 400 ton vaj ulliri.
M.T/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.3%
-
Jo
18.1%
-
Ndoshta
11.6%
Vota total: 1439
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Digjen dy banesa në Vlorë e Fier, shkak shkëndija elektrike
22 Korrik, 12:15
-
Fier/ Aksident te kthesa e Marinzës, makina kthehet përmbys anës rrugës! Dy persona dërgohen në spital
21 Korrik, 20:51
-
Temperaturat e larta, shtohen urgjencat nga pickimet e gjarpërinjve në Fier, një rast edhe nga merimanga e zezë! Ja si duhet të veproni
21 Korrik, 14:48
-
Fier/ Plagosi me thikë një 59-vjeçare, vihet në pranga 33- vjeçari
21 Korrik, 11:23
-
Fier/ Bie zjarr në një pallat, dëme të konsiderueshme materiale
21 Korrik, 07:30
-
2 tualete në gjithë katin! Gratë braktisin maternitetin, nga Fieri për të lindur në Tiranë
20 Korrik, 12:33
-
Një copëz parajse bujqësore e mbjellë me luledielli... pamje mahnitëse nga fushat në Lushnjë
20 Korrik, 09:31
-
Bien blerësit në tregun e fruta-perimeve në Fier: Edhe ata që vijnë, janë “fukarenj”
19 Korrik, 15:55
-
“Kabaja Myzeqare!” Tradita e sazeve, pasuria kulturore në mes të popullit
18 Korrik, 16:01
-
Dimal/ Vihet në pranga 21 vjeçari, në banesë iu gjetën armë, municione dhe veshje si të policisë
17 Korrik, 10:36
-
Fier/ Stani përfshihet nga flakët, rrezikohet banesa që ndodhet afër (VIDEO)
13 Korrik, 17:48
-
Historia në Lushnje/ Në burg për përdhunimin e një vajze, fëmijët e 63 vjeçarit në 'Pa Gjurmë' kërkojnë drejtësi për të atin
12 Korrik, 17:28
I ke rene pikes
PërgjigjuDo ta shesin me 800 po sa do shesin eshte pyetja. Se e sigurt qe do tu ngelet prodhimi stok. U terbuat te gjithe me keto cmime edhe ju qe na paralajmeroni tregetareve u sherbeni
Përgjigju